alb he any ac Alice in t Albanian prill 2026
ALBANYAC REVISTA PRILL 2026 ALICE THE ALBANIAN ME NDRYSHIMET EKONOMIKE DHE SHOQËRORE, SHQIPËRIA FILLOI TË SHIKONTE JO VETËM VIZITORËT, POR EDHE TË HUAJT E PARË QË PO SHPËRNGULESHIN NË SHQIPËRI PËR TË JETUAR. TEKSA EDHE SOT SHQIPTARËT VAZHDOJNË TË LARGOHEN, SHUMË TË HUAJ KANË GJETUR KËTU NJË SHTËPI TË PËRHERSHME. E JANË KËTA TË HUAJ TË CILËT JO VETËM FLASIN PËR NATYRËN E BUKUR SHQIPTARE, POR EDHE PËR NDRYSHIMET KULTURORE, PROBLEMET DHE REALITETIN SHQIPTAR, DUKE QENË NË NJË FARË MËNYRE PROMOVUESIT MË TË SINQERTË DHE MË TË MIRË TË VENDIT TONË. NDËRKOHË, NJË PREJ PYETJEVE TË PARA QË HASIN ËSHTË “PËRSE SHQIPËRIA”? PAK IRONIKE, ARDHUR NGA NE SHQIPTARËT, NJË POPULL EMIGRANT, QË KUDO QË SHKOJMË NA BËJNË PO TË NJËJTËN PYETJE. PO PËRSE ERDHE ME SHKOLLË KËTU? PO PËRSE VENDOSE TË JETOSH NË AMERIKË? PO PSE JO? TEKSA NË PAMJE TË PARË TË DUKET SI NJË PYETJE “KËRCËNUESE”, KUPTON QË ËSHTË MË TEPËR KURESHTJE. PËR DISA BREZA ME RADHË NA ËSHTË “MËSUAR” NË ÇDO ANË TË JETËS QË MËNYRA MË E MIRË ËSHTË TË LARGOHESH PREJ KËTU, SEPSE ATJE (KUDO QË “ATJEJA” ËSHTË) SADO KEQ TË JETË, ËSHTË MË MIRË SE KËTU. KJO SEPSE SHQIPTARËT NË SHQIPËRI U RRITËN DHE VAZHDOJNË TË RRITEN ME NJË PERCEPTIM UTOPIK TË JETËS JASHTË VENDIT, KU ÇDO GJË FUNKSIONON MË SË MIRI. DHE ËSHTË DISI E VËRTETË QË FUNKSIONON, POR FUNKSIONON SEPSE TAKSAT INDIVIDUALE SHKOJNË DERI NË 50% TË TË ARDHURAVE, SEPSE AJO KULTURA SHOQËRORE ME TË CILËN BALLAFAQOHENI ËSHTË VENDOSUR ME NJË RREGULL LIGJOR TË PAMËSHIRSHËM. ËSHTË VENDOSUR ME LUFTËRA, ËSHTË VENDOSUR ME ORARE TË STËRGJATURA E NGA DY PUNË, ETJ., ETJ. E KJO PADITURI VAZHDON T’I BËJË SHQIPTARËT PESIMISTË KUNDREJT VENDIT TË TYRE. KEMI KRIJUAR NJË KULTURË PAK PËRTACE KU, NË VEND TË NDËRTOJMË, DUAM T’I GJEJMË TË GJITHA GATI DHE LARGOHEMI. NDËRKOHË, TË HUAJT QË PO I SHTOHEN SHQIPËRISË DITA-DITËS NUK VIJNË VETËM PËR TË JETUAR KËTU, POR EDHE PO “NDËRTOJNË”. NJËRA PREJ TYRE ËSHTË EDHE ALICE TAYLOR. MBAJ MEND KUR TË HUAJT E PARË FILLUAN TË VIZITONIN SHQIPËRINË DHE SA HERË I PYESNIN SE ÇFARË MENDOJNË PËR VENDIN TONË, GJITHMONË JEPNIN TË NJËJTËN PËRGJIGJE – VEND I BUKUR, NATYRË E BUKUR, ETJ., POR ASNJËRI NUK TREGONTE SESA I NDRYSHËM ISHTE REALITETI SHQIPTAR KRAHASUAR ME VENDET NGA VININ. NDAJ, JO RASTËSISHT, KUR ALICE, NJË GAZETARE DHE SHKRIMTARE ANGLEZE, PAS SHPËRNGULJES NË SHQIPËRI BOTOI “10 GJËRAT QË MËSOVA PASI U SHPËRNGULA NË SHQIPËRI”, SHKRIMI I SAJ U BË VIRAL. AJO GJETI NJË “GJUHË TË PËRBASHKËT” ME QYTETARËT E VENDIT KU JETONTE, DUKE VËNË NË PAH NDRYSHIMET MIDIS KULTURAVE, POR PREZANTUAR ME NJË SENS HUMORI E PA PARAGJYKIME QË SHOQËROHESHIN NË ATË KOHË RRETH SHQIPËRISË E SHQIPTARËVE NË SHKRIMET E VENDEVE TË HUAJA. E KËSHTU AJO FITOI ZEMRAT E VENDALINJVE, DUKE U SHNDËRRUAR NË VITET PASUESE NË NJË PREJ AMBASADOREVE MË TË NJOHURA TË KULTURËS, TURIZMIT DHE SHOQËRISË SHQIPTARE. NE ZHVILLUAM KËTË BISEDË TEKSA ALICE PO PËRGATITEJ PËR HAPJEN E NJË EKSPOZITE PIKTURASH NË TIRANË. ELOKUENTE, NATYRALE DHE PLOT HUMOR, AJO FLET PËR SHPËRNGULJEN NË SHQIPËRI, AKTIVITETIN E SAJ, JETESËN KËTU DHE TË ARDHMEN. SOT, AUTORE E TRE LIBRAVE, GAZETARE, DREJTUESE TELEVIZIVE, AKTIVISTE, ALICE E QUAN SHQIPËRINË SHTËPINË E SAJ, KU JO VETËM JETON, POR EDHE KA VENDOSUR TË KRIJOJË FAMILJE DHE PLEQËROHET. AJO NUK ËSHTË MË ALICE IN ALBANIA, POR ME PLOT GOJËN ALICE THE ALBANIAN! INTERVISTË WWW.ALBANYAC.COM
ALBANYAC REVISTA PRILL 2026 P PËRSHËNDETJE ALICE, SI PO JA KALONI KËTO DITË NË TIRANË? PËRVEÇ MOTIT TË BUKUR, ÇFARË DINIT PËR SHQIPËRINË PËRPARA SE TË UDHËTONIT PËR HERË TË PARË DREJT TIRANËS DHE SI VENDOSËT QË TA VIZITONIT ATË? Përshëndetje! E zënë me punë, por e lumtur që më në fund, pas dy muajsh shi, kemi kohë me diell. Më ndikon koha e vrenjtur, më bën si të depresionuar. Kam nevojë për diell, një nga arsyet që edhe lashë Anglinë. Nuk kam mundur të bëj aktivitetet që dua apo të udhëtoj dhe më në fund jam e gëzuar që pranvera po ndihet dhe vera po afrohet. Ishte 21 tetor i 2017. Kisha rezervuar një fluturim sepse gjeta bileta të lira dhe në atë moment të jetës sime isha duke udhëtuar nga pak dhe po kërkoja një vend ku mund të shpërngulesha për të jetuar, sepse nuk dëshiroja të qëndroja më në Malta ku jetoja për momentin dhe isha “në treg”, si të thuash, për një shtëpi të re, por edhe të eksploroja disi. Unë punoja si gazetare “freelance” e kjo më jepte mundësinë të punoja nga kudo, mjaftonte që të kisha lidhje me internetin. Dhe po mendoja “Cool, mund të udhëtoj, e po marr laptopin me vete.” Mbërrita me një fluturim nga Qipro në aeroportin e Tiranës rreth orës 11 të mëngjesit. Nuk dija shumë për Shqipërinë. Dija që kishte qenë një vend komunist. Kisha parë filmin “Taken” (qesh). Dija edhe që një pjesëtar i vjetër i familjes sime nga breza të mëparshëm kishte vizituar Shqipërinë më 1850–1851. Dija gjithashtu që ishte i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që mamaja ime nuk arriti ta vizitojë gjatë udhëtimeve të saja në 1960. E mbaj mend që më ka treguar edhe një histori, pasi i kishte mbetur merak. Kur ishte në Korfuz në një bar pranë detit, pyet një nga kamarierët se çfarë janë ato dritat në anën tjetër? Ishte duke folur për Sarandën, e cila në ato kohë nuk kishte ndriçimin që ka sot, vetëm disa drita, dhe ai iu përgjigj: “Oh, ajo është Shqipëria. Nëse ja arrin të shkosh, nuk të lënë më të kthehesh.” Ndaj kur i thashë mamasë që po shkoj në Shqipëri, iu rifreskua ky moment dhe më tha ki kujdes. Normale, ime më është e edukuar dhe nuk e kishte në atë sensin negativ, më tepër sesa në sensin prindëror, por iu kujtuan edhe fjalët e kamarierit grek që e kishin frikësuar disi dhe akoma mbartnin atë efekt. INTERVISTË WWW.ALBANYAC.COM
ALBANYAC REVISTA PRILL 2026 DHE MOMENTI KUR ZBRITËT PËR TË PARËN HERË NË AEROPORTIN SHQIPTAR. CILAT ISHIN MBRESAT E PARA… PËRSHTYPJET ME PERSONIN E PARË QË PATËT KONTAKT? Yeah, ishte ngrohtë. Ishte diell. Kaotik. Kishte taksi kudo, nuk ishte si aeroporti sot. Dhe kur zbrita u kujtova që nuk kisha lekë të thata. As nuk e dija se çfarë lekësh duhej të përdorja. Nuk lidhesha dot me wi-fi sepse nuk punonte. Nuk kisha valë në celular. Shkova në një bankomat të tërhiqja lekë dhe lexoj 1000, 5000, 10.000 dhe u hutova sepse nuk e kisha idenë sa lekë ishin 5000 lekë. Thjesht shtypa butonin e prita për më të mirën. Pastaj dola jashtë, ku taksixhinjtë ishin pak si agresivë dhe i anashkalova derisa gjeta një rresht taksish si më të qetë dhe pashë një taksixhi më të ri dhe mendova “Ok, ky s’duket sikur do të më rrëmbejë!” Jo sepse isha në Shqipëri, por sepse si femër kudo që udhëton ka disa kritere që kërkon të plotësohen për t’i qëndruar larg rrezikut. E meqenëse fliste edhe anglisht, akoma më mirë. Hyra në taksi dhe mbaj mend që fotografia e parë që kam bërë ishte ajo e rrethit të shqiponjës. Mbaj mend që ishte duke folur tërë kohën, duke më treguar se i pëlqente Anglia dhe pse nuk kishte qenë ndonjëherë, dhe teksa fliste kthente kokën mbrapa. Vërtet ishte miqësor e doja t’i flisja, por këndej po mendoja në gjithë atë trafik kaotik, ndoshta shiko edhe përpara ndonjëherë. Po të paktën mbërritëm në hotel në rregull. SI JU DUK TIRANA E ASAJ KOHE? Qëndrimi i parë ka qenë tek Rogner, sepse po mendoja të rrija vetëm dy ditë dhe thashë pse mos të qëndroj në një vend të mirë. Teksa i afroheshim qendrës, mbaj mend që nisa të mendoj se duket një vend interesant. Prisja një arkitekturë më brutale e më gri, por jo. Ishte shumëngjyrëshe. Ndërtesat kishin ngjyra të bukura. Rrugët e mbushura me njerëz. Ishte ditë me diell. Teksa hymë në bulevardin kryesor thashë “Wow! Ky vend është vërtet interesant!” Ka diçka që nuk e vë dot gishtin dhe të thuash është kjo, por ka diçka që e bën të veçantë. Është europian dhe të bën të ndihesh si në shtëpi, por në të njëjtën kohë është edhe shumë i ndryshëm. Lashë gjërat në hotel dhe direkt dola sepse mezi po prisja ta eksploroja. Më duket vendi i parë ka qenë Artigiano mbrapa Piramidës sepse po kërkoja një vend për të ngrënë. Mbaj mend po shëtisja midis rrugëve tek zona ku banon Sali Berisha. Më pëlqejnë ato rrugët aty si avenue me pemë, me godina të bukura dhe kafe. Pastaj shkova tek Komiteti, ku më pritën shumë mirë, bile u bëra mike edhe me pronarin e tij, të cilin e kam intervistuar më vonë… Të nesërmen shkova në një kafe tek Myslym Shyri. Aty ishte një vajzë me të cilën filluam të bisedonim dhe është një miqësi që e ruaj edhe sot. INTERVISTË WWW.ALBANYAC.COM
alb INTERVISTË he any ac Alice in t Albanian prill 2026
ALBANYAC REVISTA PRILL 2026 DHE MË PAS ÇFARË JU SHTYU TË QËNDRONIT NË SHQIPËRI? Ditën e dytë kur u ktheva në hotel pata një dhimbje veshi dhe shkova tek recepsioni për të pyetur se ku mund të shkoja, se nuk e dija ende që në Shqipëri i jepnin të gjitha pa recetë (qesh). Ata më dërguan një doktor i cili më tha që duhej të merrja antibiotik dhe nuk duhej të fluturoja për të paktën tre ditë. Më pas dola për të marrë ilaçet dhe duke ecur përfundova në një kafe tek Pazari i Ri. Thashë po pi diçka përpara se të marr antibiotikët. Moti nuk ishte dhe aq i mirë dhe kamarierja po më thoshte të hyja brenda, e kur mori vesh që isha angleze, iu tregoi edhe të tjerëve në lokal të cilët filluan “oh e duam mbretëreshën, oh ti dukesh si princesh Diana, i ke flokët si ajo”… dhe më ofruan raki. Rakija më bëri të qëndroj në Shqipëri (qesh). Bëj shaka, por nuk e kisha provuar ndonjëherë dhe në fillim nuk pranova, por më tha që jo, po nuk mund t’jua refuzosh (ishin disa zotërinj rreth 60–70 vjeç) dhe thashë ok. Ja kaluam shumë mirë, ishin shumë të sjellshëm, bëmë edhe foto. Vajzën e kam takuar edhe herë të tjera. Më solli edhe pak ushqim dhe mbas asaj edhe një tjetër gotë raki dhe… ja kaluam shumë mirë. Më pas mora antibiotikët dhe shkova në hotel të ndërroj datën e fluturimit. E jo se isha e pirë, por isha pak e luhatur edhe e shtyva fluturimin për tre ditë. Kur marr konfirmimin e kisha shtyrë jo pas tre ditësh por pas tre javësh. Thashë të blija biletë të re, por kur pashë se i binte më lirë me marrë një AirBnB sesa biletë, mendova pse mos të rri këtu për tre javë. Fati e deshi që të takohesha me një vajzë nga Austria e cila jetonte në Tiranë dhe kërkonte një shoqe dhome dhe vendosa të qëndroja. Në fund të tre javëve shkova paketova gjithçka në Malta, mora edhe dy macet dhe u shpërngula në Shqipëri. Isha aq e shqetësuar për macet saqë kisha bërë gjithë dokumentacionin që mos të më krijonin probleme. Kur mbërritëm në aeroport, shkoj tek dogana për të marrë macet dhe punonjësi më thotë “Çfarë?” Pastaj ma bën me dorë nga shiriti i valixheve, veç kur shikoj macet në kutitë e tyre duke u rrotulluar bashkë me valixhet. As i kishin kontrolluar fare. INTERVISTË WWW.ALBANYAC.COM
ALBANYAC REVISTA PRILL 2026 KUR FILLUAT TË JETONIT KËTU SI E KISHIT PLANIFIKUAR TË ARDHMEN? NORMALE, QË KISHIT DISA NJOHJE, POR ÇFARË NDODHI MË PAS… Kur fillova të jetoja në Shqipëri nuk isha dhe aq shumë followers, thjesht të njohurit e mi. Instagrami nuk ka qenë dhe aq popullor në atë kohë, por kur fillova të postoja fotot e para nga Shqipëria, njerëzit filluan të interesoheshin rreth vendit dhe rreth qëndrimit tim. Fillova të ndiqesha nga shqiptarë në FB dhe Instagram të cilëve u pëlqenin fotot që postoja dhe ndaj si gazetare mendova përse mos ta filloj një blog? Në janar ndërtova një website të thjeshtë dhe fillova të postoja disa artikuj rreth udhëtimit, eksperiencave dhe njerëzve që kisha takuar dhe fillimisht i kam postuar në Facebook. Mbaj mend që në ditën e parë mora me mijëra lexime dhe thashë “A mamaja po bën refresh faqen?” (qesh). Pastaj, pas postimit të “10 gjërat që mësova pasi u shpërngula në Shqipëri”, një shkrim që u ripublikua në shtyp etj., shkrimet u bënë goxha popullore, çka ishte vërtet e papritur. PO ME FAQEN TUAJ BALKANISTA ÇFARË NDODHI? Akoma e kam, por në një tjetër domain – Alice and Albania. Gjithashtu, pas lindjes së vajzës e kisha kohën më të kushtëzuar, midis punës, përkujdesit për vajzën, plus vëmendja e njerëzve u shpërngul më tepër në median sociale. Njerëzit po shikonin më shumë postimet në Instagram, apo podkastet, sesa artikujt, ndaj ndodhi dhe kjo. Besoj kam pasur podkastin e parë në Shqipëri më 2020–21… pra thjesht çështje menaxhimi kohe. Plus që fillova edhe në Euronews. D.m.th. shpirti i tregimit është i njëjtë, thjesht ka ndryshuar mënyra e përcjelljes tek publiku. GJITHASHTU KENI PUBLIKUAR TRE LIBRA, MË I FUNDIT “ALICE NË SHQIPËRI – 250 AVENTURA”. CILIN NGA 250 AVENTURAT DO TË VEÇONIT IM Ë INTERESANTEN APO MË PERSONALEN? INTERVISTË Nuk e zgjedh dot një si më të preferuarën, e kam të pamundur. Është sikur të pyesin cili është vendi yt i preferuar, por nuk mund ta zgjedhësh, se mua më pëlqejnë të gjitha vendet për arsye të ndryshme. WWW.ALBANYAC.COM
ALBANYAC REVISTA 026 Alice Taylor është autore e tre librave mbi Shqipërinë. Tales From North Albania Një koleksion me poezi rreth udhëtimeve në zonat e Lezhës, Koplikut, Peshkopisë, Tropojës, Shkodrës, Thethit që shpresojnë të ruajnë një moment në kohë dhe të frymëzojnë të tjerët t’i vizitojnë këto vende. Inside Albania Një udhëtim fotografik nga veriu në jug, lindje e perëndim i qyteteve e fshatrave shqiptare nëpërmjet syrit të kamerës së Alice, të fotografuara në periudhën 2017–2025. Alice in Albania: 250 Adventures Libri përmban një koleksion prej 250 eksperiencave të autores përgjatë jetës së saj në Shqipëri si vizita në fushat e livandos në Koplik, Trangjasin e Vjetër apo dhe ku të provosh një xhubletë e të shijosh një gaforre blu. INTERVISTË WWW.ALBANYAC.COM inside albania alice in albania
ALBANYAC REVISTA PRILL 2026 ATËHERË, NDOSHTA NJË NGJARJE, DIÇKA QË E KE PËRJETUAR NË SHQIPËRI DHE NUK DO KISHE MUNDUR TA PËRJETOJE NË VENDLINDJE APO DIKU TJETËR? NË LIBËR EMRI JUAJ ËSHTË ALICE TAYLOR, POR NË INSTAGRAM SHKRUANI ALICE OPHELIA TAYLOR… ËSHTË OPHELIA NDONJË… Ai, është emri im i mesëm. OH OK, SEPSE DIKU NË NJË INTERVISTË TË VITEVE MË PARË LEXOVA QË JU PREZANTUAN SI ALICE ELIZABETH TAYLOR DHE NDAJ U BËRA KONFUZ, THASHË NJË SEKONDË… ELIZABETH TAYLOR? INTERVISTË Kam një histori, por nuk mund ta tregoj sepse është për botimet e ardhshme… por ok, do të tregoj një histori që më ndodhi në korrik (2025). Ishim për udhëtim në Lëpushë. Ke qenë në Lëpushë? JO, NUK BESOJ. Oh është… o Zot sa e mrekullueshme! Afro dy orë larg Shkodrës, në male afër Vermoshit. Është një vend shumë i vetmuar ku ne qëndruam një natë. Kisha edhe vajzën me vete. Shkuam për ecje malore, në një ujëvarë aty. Është në mes të hiçit. As valë telefoni, as rrugë, as shtëpi, as dyqane, asgjë. Vetëm një shtëpi e vogël si bujtinë, por dukej e braktisur. Dhe aty takuam një grua. Në fillim kujtova se ishte burrë dhe u bëra pak konfuze, por kur u afrova e kuptova kush ishte. Ajo quhet Sina dhe është një ndër tre burrneshat e mbetura në Shqipëri. Gjithmonë kam pasur dëshirën t’i intervistoj, por nuk është se kanë ndonjë Facebook Group që mund t’i kontaktosh dhe nuk dija sesi t’i kontaktoja pasi janë vështirë që t’i gjesh. Ndaj kur e takova isha shumë e gëzuar dhe e pyeta nëse mund ta intervistoja. Unë gjithmonë mbaj kamera me vete se ja si në këtë rast kurrë nuk i dihet dhe e intervistova. Pavarësisht se po më mbaronte edhe bateria e mikrofonit, ja arrita ta përfundoja me sukses. Kjo ishte një nga gjërat që gjithmonë kam dashur të bëj dhe nuk dija nëse do mundja sepse edhe ato janë në moshë, por ja rastësia ma dha këtë mundësi dhe u kthye në një aventurë shumë cool. (Qesh) gjithmonë i ngatërrojnë. Ne përdorim emrat e mesëm në U.K. Unë kam dy emra të mesëm… WWW.ALBANYAC.COM
ALBANYAC REVISTA PRILL 2026 OH, OK. UNË JAM KATOLIK DHE E NJËJTA GJË, POR NUK E PËRDOR NË ÇERTIFIKATËN ZYRTARE. Gjithmonë ma ngatërrojnë, sepse këtu të pyesin si e ke emrin e plotë dhe unë gjithmonë me idenë se duan të dinë të gjithë emrin edhe (qesh)… E NJËJTA GJË KUR SHKOVA PËR HERË TË PARË NË AMERIKË; NË ÇDO APLIKIM SHKRUHEJ EMRI I PARË, EMRI I MESËM, EMRI I FUNDIT DHE MË BËRI KONFUZ, SE NË EUROPË NE THEMI SURNAME DHE JO LAST NAME, DHE DUKE JU THËNË NJË EMËR KAM UNË HAHAHAHHAHA. PASTAJ KUJTOJA SE DUHEJ VENDOSUR PATJETËR EMRI I MESËM DHE JU THOJA E KAM EMRIN E MESËM, POR JO NË ÇERTIFIKATË, THJESHT NË ATË TË BAPTIZMIT, DERISA MË THANË LËRE BOSH. DUKET IDIOTËSI, POR ATJE JANË SHUMË STRIKT NË KËTO PIKA DHE PËR GJËNË MË TË VOGËL KRIJOHEN PROBLEME. Të njëjtin problem pata edhe kur bleva shtëpinë. Kur më erdhi çertifikata ma kishin ngatërruar emrin, thashë emri i kujt është këtu se ky nuk është emri im (qesh). KEMI NJË BARSALETË NE PËR EMRAT E GJATË. SHKON NJËRI NË RADHË SI ME THËNË E KISHTE EMRIN ALICE OPHELIA ELIZABETH TAYLOR DHE KUR E THËRRASIN I THONË “ALICE OPHELIA, HAJDE. ELIZABETH TAYLOR E KA RADHËN MBAS SAJ”. (qesh) Vajza ime ka gjithashtu dy emra të mesëm çka më krijoi probleme kur duhej ta regjistroja. Sapo kisha lindur me operacion dhe s’kishte as vend me u ul tek regjistri. Unë po i jepja emrin dhe punonjësja më thotë që nuk mund t’i vendosja emrin se ishte i gjatë. Unë në këmbë aty pasi më kishin hapur, tmerrësisht e lodhur isha gati t’i thoja që edhe me dash me i vënë emrin Micky Mouse do ja vesh Mickey Mouse. Nuk duroja dot më. E ajo që më thotë nuk ka hapësirë në regjistër. SI TË THA? S’KA HAPËSIRË? HAAAAA! SHUMË SHQIPTARÇE. I thashë bëje shkrimin më të vogël dhe e nxë. Më tha edhe që nuk është ligjore, por unë isha përgatitur dhe e dija që nuk ishte e vërtetë, se njoh familje që kanë emra të mesëm më të gjatë se vetë dita. E dija që ishte e mundur, thjesht ajo po tregohej e vështirë pa arsye. INTERVISTË WWW.ALBANYAC.COM
alb the any ac Alice in Albanian prill 2026
ALBANYAC REVISTA PRILL 2026 NJË NDËR POSTIMET E TUA TË PARA QË KAM HASUR NË INSTAGRAM KA QENË AJO E KOMSHINJVE TË CILËT MENDONIN SE ISHE SPIUNE. MË KA BËRË ME QESH, SEPSE PAK A SHUMË PATA NJË HISTORI TË NJËJTË KUR U KTHEVA NË SHQIPËRI. NJERËZIT DUKE BËRË PYETJE APO REAGIME NGA MË TË ÇUDITSHMET. PALE PASTAJ KËTO TEORITË KONSPIRATIVE: PO PSE ERDHE, KUR DO KTHEHESH. DUKE BËRË 101 PYETJE. NJË KOMSHIE DREJTPËRDREJT MË PYETI, PO TI PËR ÇFARË PUNE KE ARDHUR KËTU? PËR PUNËT E MIA I THASHË, ENE TI SHIKO PUNËT E TUA HAHAHA! PO JU TANI SI I KENI MARRËDHËNIET ME KOMSHINJTË TUAJ? Në fillim ishin konfuz rreth meje, por së fundmi patëm një problem në apartament, na u prish tubi i ujit që vjen nga çatia dhe po pikonte në apartamentet e të gjithëve dhe askush nuk po e merrte mundimin ta rregullonte. Dhe unë, e “huaja”, “spiunia” (qesh), shkova tek bashkia, mora lejen për punime, gjeta hidraulikun, negocjova edhe çmimin, gjithçka në shqip dhe shkova u tregova të gjithëve që e kreva këtë punë dhe u shokuan e u çuditën disi dhe tani më duan. TANI PËR ÇDO GJË DO TË KËRKOJNË TY… (qesh) Po, po, për çdo gjë do vijnë të trokasin në derë. Por, yeah, akoma mendoj se janë dyshues rreth motiveve të mia. KJO PYETJE KA TË BËJË ME LEKSIONET QË JEPNI NË UNIVERSITETIN E TIRANËS. PO LEXOJA NJË SHKRIM KU THUHEJ SE REGJISTRIMET NË GAZETARI KANË RËNË SHUMË. SI E SHIKONI TË ARDHMEN E GAZETARISË NË SHQIPËRI? Jam e ftuar aty të jap leksione dhe mësime si dhe në shkolla dhe institucione të tjera dhe jam shpesh në kontakt me të rinjtë. Herën e parë që dhashë leksion në Universitetin e Tiranës, një prej lëndëve është mësimdhënia e të shkruarit në anglisht, në stilin e agjencive si Reuters, AP, një përmbledhje të drejtpërdrejtë të lajmit, në anglisht për ata që nuk e kanë anglishten gjuhë amtare. Teksa po bëja prezantimin, një djalë në vit të parë ngre dorën dhe më pyeti se përse duhet të mësojmë sesi të shkruajmë pasi askush nuk lexon më dhe thjesht dua të bëj gjëra për TikTok e TV dhe thashë… Si mund të presësh t’i bësh këto kur nuk ke as njohurinë bazë, sesi të shkruash një shkrim, sesi të kontrollosh faktet, t’i përdorësh fjalët siç duhet, struktura… DHE NUK E KUPTOJNË QË ÇDO FORMAT KA NJË STRUKTURË TË CAKTUAR, OSE PËRNDRYSHE AS NUK PRANOHET PËR KONSIDERIM… Si mund të studiosh gazetari kur nuk e kupton diçka të tillë? Mendoj që është e vështirë, sepse kemi një situatë me median sociale – çka është edhe mirë edhe keq – ka shumëzuar në mënyrë masive sektorin mediatik që ka sjellë shumë disavantazhe. Çdokush mund të marrë miliona shikime dhe kjo bën që njerëzit të mendojnë se ajo çka thuhet është e drejta (në rastin tim është e vërtetë (qesh)), por i bën të gjithë të duken si gazetarë. Nuk ke nevojë të kesh trajnim, që do të thotë që i jepet më pak vlera dhe rëndësi gazetarisë së vërtetë. Njerëzit kanë humbur interes në çdo lloj forme të gjatë gazetarie. Dhe në YouTube, nëse videoja është më e gjatë se gjashtë minuta, YouTube të penalizon. Për shembull, në Shqipëri media e printuar nuk ekziston më dhe është një fatkeqësi. Njerëzit duan një lajm të shkurtër, të shpejtë, por mendoj që do ketë një rilindje të medias së shkruar dhe shpresoj që të ketë. INTERVISTË WWW.ALBANYAC.COM
ALBANYAC REVISTA PRILL 2026 AJO PO NDODH NË AMERIKË MOMENTALISHT. NJERËZIT PO HUMBASIN BESIMIN NË POSTIMET E MEDIAS SOCIALE DHE PO I RIKTHEHEN SËRISH MEDIAVE QENDRORE PËR VERIFIKIM TË LAJMEVE. TË GJITHË MENDUAN PËR VITE SE SHITJA E LIBRAVE DHE SHTYPIT DO KISHTE RËNIE, GJË QË NDODHI FILLIMISHT, POR NË DEKADËN E FUNDIT KA PASUR SËRISH RRITJE. AJO ÇFARË KA NDRYSHUAR ËSHTË SE LEXUESI THJESHT ËSHTË MË SELEKSIONUES. Të gjithë janë të shqetësuar për likes. Për shembull, një prej intervistave të mia më të preferuara ishte me Fatos Lubonja, një personazh shumë i zgjuar dhe interesant. Patëm një bisedë shumë të bukur e mund të flisja me të për orë të tëra, por nuk mori mijëra e mijëra views, por nëse poston diçka me Big Brother merr miliona views. Audiencat janë duke u bërë më pak të edukuara dhe është problem i madh, sepse media drejtohet nga shikimet dhe reklamimet. Nëse ju jep “idiotlliqe”, ato do kërkojnë të konsumojnë veç idiotlliqe e do përkeqësohet akoma më shumë si situatë. Unë kam audiencën time bazë dhe gjithmonë do të ketë njerëz që do lexojnë, por është një situatë të cilës nuk i shpëton dot. Ti poston një lajm dhe në komente të pyesin për diçka që ndërkohë ti e ke thënë në lajm. E më vjen me thënë, sikur të kishe duruar edhe disa sekonda (qesh) e ky nuk është një problem vetëm tek shqiptarët, por tek të gjitha audiencat. Po, po! Kam blerë apartament këtu. Ime më jeton këtu dhe dua që vajza ime të rritet këtu, për shumë arsye, por edhe sepse mendoj që është vendi më i mirë për rritjen e saj. MENDONI QË DO TA KALONI PLEQËRINË NË SHQIPËRI? NUK E DIJA QË EDHE NËNA JUAJ JETONTE KËTU. PO VAJZA KA MËSUAR SHQIP? Po. Ajo shkon në shkollë publike, i flet të dyja (anglisht, shqip) gjuhët shumë mirë dhe mësuesit më tregojnë që flet shqipen letrare shumë mirë, sepse e ka mësuar nga shkolla e jo nga mua dhe ndonjëherë më thotë “Nuk të kuptoj” e i them “Më kupton si dreqi, më kupton!” (qesh) INTERVISTË WWW.ALBANYAC.COM
ALBANYAC REVISTA PRILL 2026 A KENI QENË NË MB SË FUNDMI? Isha në gusht për një takim familjar, por kam kaq kohë që jetoj jashtë MB (që prej moshës 21 vjeçe) saqë nuk ndihem më pjesë e saj. Nuk kam shtëpi atje, as numrin kombëtar të siguracionit nuk e mbaj më mend, jam komplet jashtë sistemit e as nuk e mbaj mend as si funksionon më. Sigurisht është vendlindja ime dhe e dua, por nuk është shtëpia ime. Këtu (Shqipëria) është shtëpia ime tani. Kur udhëtoj për punë në Bruksel etj., pas disa ditësh them jam gati të kthehem në shtëpi. E kur avioni kalon mbi Kroaci e poshtë në Mal të Zi teksa i afrohet Shqipërisë më krijohet ajo ndjenja që… po kthehem në shtëpi. INTERVISTOI/REDAKTOI: ELBINO. ©ALBANYAC 04.2026 INTERVISTË WWW.ALBANYAC.COM
alb any ac the Alice in Albanian prill 2026
1 Publizr