ALBANYAC REVISTA PRILL 2026 NJË NDËR POSTIMET E TUA TË PARA QË KAM HASUR NË INSTAGRAM KA QENË AJO E KOMSHINJVE TË CILËT MENDONIN SE ISHE SPIUNE. MË KA BËRË ME QESH, SEPSE PAK A SHUMË PATA NJË HISTORI TË NJËJTË KUR U KTHEVA NË SHQIPËRI. NJERËZIT DUKE BËRË PYETJE APO REAGIME NGA MË TË ÇUDITSHMET. PALE PASTAJ KËTO TEORITË KONSPIRATIVE: PO PSE ERDHE, KUR DO KTHEHESH. DUKE BËRË 101 PYETJE. NJË KOMSHIE DREJTPËRDREJT MË PYETI, PO TI PËR ÇFARË PUNE KE ARDHUR KËTU? PËR PUNËT E MIA I THASHË, ENE TI SHIKO PUNËT E TUA HAHAHA! PO JU TANI SI I KENI MARRËDHËNIET ME KOMSHINJTË TUAJ? Në fillim ishin konfuz rreth meje, por së fundmi patëm një problem në apartament, na u prish tubi i ujit që vjen nga çatia dhe po pikonte në apartamentet e të gjithëve dhe askush nuk po e merrte mundimin ta rregullonte. Dhe unë, e “huaja”, “spiunia” (qesh), shkova tek bashkia, mora lejen për punime, gjeta hidraulikun, negocjova edhe çmimin, gjithçka në shqip dhe shkova u tregova të gjithëve që e kreva këtë punë dhe u shokuan e u çuditën disi dhe tani më duan. TANI PËR ÇDO GJË DO TË KËRKOJNË TY… (qesh) Po, po, për çdo gjë do vijnë të trokasin në derë. Por, yeah, akoma mendoj se janë dyshues rreth motiveve të mia. KJO PYETJE KA TË BËJË ME LEKSIONET QË JEPNI NË UNIVERSITETIN E TIRANËS. PO LEXOJA NJË SHKRIM KU THUHEJ SE REGJISTRIMET NË GAZETARI KANË RËNË SHUMË. SI E SHIKONI TË ARDHMEN E GAZETARISË NË SHQIPËRI? Jam e ftuar aty të jap leksione dhe mësime si dhe në shkolla dhe institucione të tjera dhe jam shpesh në kontakt me të rinjtë. Herën e parë që dhashë leksion në Universitetin e Tiranës, një prej lëndëve është mësimdhënia e të shkruarit në anglisht, në stilin e agjencive si Reuters, AP, një përmbledhje të drejtpërdrejtë të lajmit, në anglisht për ata që nuk e kanë anglishten gjuhë amtare. Teksa po bëja prezantimin, një djalë në vit të parë ngre dorën dhe më pyeti se përse duhet të mësojmë sesi të shkruajmë pasi askush nuk lexon më dhe thjesht dua të bëj gjëra për TikTok e TV dhe thashë… Si mund të presësh t’i bësh këto kur nuk ke as njohurinë bazë, sesi të shkruash një shkrim, sesi të kontrollosh faktet, t’i përdorësh fjalët siç duhet, struktura… DHE NUK E KUPTOJNË QË ÇDO FORMAT KA NJË STRUKTURË TË CAKTUAR, OSE PËRNDRYSHE AS NUK PRANOHET PËR KONSIDERIM… Si mund të studiosh gazetari kur nuk e kupton diçka të tillë? Mendoj që është e vështirë, sepse kemi një situatë me median sociale – çka është edhe mirë edhe keq – ka shumëzuar në mënyrë masive sektorin mediatik që ka sjellë shumë disavantazhe. Çdokush mund të marrë miliona shikime dhe kjo bën që njerëzit të mendojnë se ajo çka thuhet është e drejta (në rastin tim është e vërtetë (qesh)), por i bën të gjithë të duken si gazetarë. Nuk ke nevojë të kesh trajnim, që do të thotë që i jepet më pak vlera dhe rëndësi gazetarisë së vërtetë. Njerëzit kanë humbur interes në çdo lloj forme të gjatë gazetarie. Dhe në YouTube, nëse videoja është më e gjatë se gjashtë minuta, YouTube të penalizon. Për shembull, në Shqipëri media e printuar nuk ekziston më dhe është një fatkeqësi. Njerëzit duan një lajm të shkurtër, të shpejtë, por mendoj që do ketë një rilindje të medias së shkruar dhe shpresoj që të ketë. INTERVISTË WWW.ALBANYAC.COM
13 Publizr Home