ALBANYAC REVISTA PRILL 2026 P PËRSHËNDETJE ALICE, SI PO JA KALONI KËTO DITË NË TIRANË? PËRVEÇ MOTIT TË BUKUR, ÇFARË DINIT PËR SHQIPËRINË PËRPARA SE TË UDHËTONIT PËR HERË TË PARË DREJT TIRANËS DHE SI VENDOSËT QË TA VIZITONIT ATË? Përshëndetje! E zënë me punë, por e lumtur që më në fund, pas dy muajsh shi, kemi kohë me diell. Më ndikon koha e vrenjtur, më bën si të depresionuar. Kam nevojë për diell, një nga arsyet që edhe lashë Anglinë. Nuk kam mundur të bëj aktivitetet që dua apo të udhëtoj dhe më në fund jam e gëzuar që pranvera po ndihet dhe vera po afrohet. Ishte 21 tetor i 2017. Kisha rezervuar një fluturim sepse gjeta bileta të lira dhe në atë moment të jetës sime isha duke udhëtuar nga pak dhe po kërkoja një vend ku mund të shpërngulesha për të jetuar, sepse nuk dëshiroja të qëndroja më në Malta ku jetoja për momentin dhe isha “në treg”, si të thuash, për një shtëpi të re, por edhe të eksploroja disi. Unë punoja si gazetare “freelance” e kjo më jepte mundësinë të punoja nga kudo, mjaftonte që të kisha lidhje me internetin. Dhe po mendoja “Cool, mund të udhëtoj, e po marr laptopin me vete.” Mbërrita me një fluturim nga Qipro në aeroportin e Tiranës rreth orës 11 të mëngjesit. Nuk dija shumë për Shqipërinë. Dija që kishte qenë një vend komunist. Kisha parë filmin “Taken” (qesh). Dija edhe që një pjesëtar i vjetër i familjes sime nga breza të mëparshëm kishte vizituar Shqipërinë më 1850–1851. Dija gjithashtu që ishte i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që mamaja ime nuk arriti ta vizitojë gjatë udhëtimeve të saja në 1960. E mbaj mend që më ka treguar edhe një histori, pasi i kishte mbetur merak. Kur ishte në Korfuz në një bar pranë detit, pyet një nga kamarierët se çfarë janë ato dritat në anën tjetër? Ishte duke folur për Sarandën, e cila në ato kohë nuk kishte ndriçimin që ka sot, vetëm disa drita, dhe ai iu përgjigj: “Oh, ajo është Shqipëria. Nëse ja arrin të shkosh, nuk të lënë më të kthehesh.” Ndaj kur i thashë mamasë që po shkoj në Shqipëri, iu rifreskua ky moment dhe më tha ki kujdes. Normale, ime më është e edukuar dhe nuk e kishte në atë sensin negativ, më tepër sesa në sensin prindëror, por iu kujtuan edhe fjalët e kamarierit grek që e kishin frikësuar disi dhe akoma mbartnin atë efekt. INTERVISTË WWW.ALBANYAC.COM
4 Publizr Home