4

ALBANYAC REVISTA PRILL 2026 DHE MOMENTI KUR ZBRITËT PËR TË PARËN HERË NË AEROPORTIN SHQIPTAR. CILAT ISHIN MBRESAT E PARA… PËRSHTYPJET ME PERSONIN E PARË QË PATËT KONTAKT? Yeah, ishte ngrohtë. Ishte diell. Kaotik. Kishte taksi kudo, nuk ishte si aeroporti sot. Dhe kur zbrita u kujtova që nuk kisha lekë të thata. As nuk e dija se çfarë lekësh duhej të përdorja. Nuk lidhesha dot me wi-fi sepse nuk punonte. Nuk kisha valë në celular. Shkova në një bankomat të tërhiqja lekë dhe lexoj 1000, 5000, 10.000 dhe u hutova sepse nuk e kisha idenë sa lekë ishin 5000 lekë. Thjesht shtypa butonin e prita për më të mirën. Pastaj dola jashtë, ku taksixhinjtë ishin pak si agresivë dhe i anashkalova derisa gjeta një rresht taksish si më të qetë dhe pashë një taksixhi më të ri dhe mendova “Ok, ky s’duket sikur do të më rrëmbejë!” Jo sepse isha në Shqipëri, por sepse si femër kudo që udhëton ka disa kritere që kërkon të plotësohen për t’i qëndruar larg rrezikut. E meqenëse fliste edhe anglisht, akoma më mirë. Hyra në taksi dhe mbaj mend që fotografia e parë që kam bërë ishte ajo e rrethit të shqiponjës. Mbaj mend që ishte duke folur tërë kohën, duke më treguar se i pëlqente Anglia dhe pse nuk kishte qenë ndonjëherë, dhe teksa fliste kthente kokën mbrapa. Vërtet ishte miqësor e doja t’i flisja, por këndej po mendoja në gjithë atë trafik kaotik, ndoshta shiko edhe përpara ndonjëherë. Po të paktën mbërritëm në hotel në rregull. SI JU DUK TIRANA E ASAJ KOHE? Qëndrimi i parë ka qenë tek Rogner, sepse po mendoja të rrija vetëm dy ditë dhe thashë pse mos të qëndroj në një vend të mirë. Teksa i afroheshim qendrës, mbaj mend që nisa të mendoj se duket një vend interesant. Prisja një arkitekturë më brutale e më gri, por jo. Ishte shumëngjyrëshe. Ndërtesat kishin ngjyra të bukura. Rrugët e mbushura me njerëz. Ishte ditë me diell. Teksa hymë në bulevardin kryesor thashë “Wow! Ky vend është vërtet interesant!” Ka diçka që nuk e vë dot gishtin dhe të thuash është kjo, por ka diçka që e bën të veçantë. Është europian dhe të bën të ndihesh si në shtëpi, por në të njëjtën kohë është edhe shumë i ndryshëm. Lashë gjërat në hotel dhe direkt dola sepse mezi po prisja ta eksploroja. Më duket vendi i parë ka qenë Artigiano mbrapa Piramidës sepse po kërkoja një vend për të ngrënë. Mbaj mend po shëtisja midis rrugëve tek zona ku banon Sali Berisha. Më pëlqejnë ato rrugët aty si avenue me pemë, me godina të bukura dhe kafe. Pastaj shkova tek Komiteti, ku më pritën shumë mirë, bile u bëra mike edhe me pronarin e tij, të cilin e kam intervistuar më vonë… Të nesërmen shkova në një kafe tek Myslym Shyri. Aty ishte një vajzë me të cilën filluam të bisedonim dhe është një miqësi që e ruaj edhe sot. INTERVISTË WWW.ALBANYAC.COM

5 Publizr Home


You need flash player to view this online publication