6

ALBANYAC REVISTA PRILL 2026 DHE MË PAS ÇFARË JU SHTYU TË QËNDRONIT NË SHQIPËRI? Ditën e dytë kur u ktheva në hotel pata një dhimbje veshi dhe shkova tek recepsioni për të pyetur se ku mund të shkoja, se nuk e dija ende që në Shqipëri i jepnin të gjitha pa recetë (qesh). Ata më dërguan një doktor i cili më tha që duhej të merrja antibiotik dhe nuk duhej të fluturoja për të paktën tre ditë. Më pas dola për të marrë ilaçet dhe duke ecur përfundova në një kafe tek Pazari i Ri. Thashë po pi diçka përpara se të marr antibiotikët. Moti nuk ishte dhe aq i mirë dhe kamarierja po më thoshte të hyja brenda, e kur mori vesh që isha angleze, iu tregoi edhe të tjerëve në lokal të cilët filluan “oh e duam mbretëreshën, oh ti dukesh si princesh Diana, i ke flokët si ajo”… dhe më ofruan raki. Rakija më bëri të qëndroj në Shqipëri (qesh). Bëj shaka, por nuk e kisha provuar ndonjëherë dhe në fillim nuk pranova, por më tha që jo, po nuk mund t’jua refuzosh (ishin disa zotërinj rreth 60–70 vjeç) dhe thashë ok. Ja kaluam shumë mirë, ishin shumë të sjellshëm, bëmë edhe foto. Vajzën e kam takuar edhe herë të tjera. Më solli edhe pak ushqim dhe mbas asaj edhe një tjetër gotë raki dhe… ja kaluam shumë mirë. Më pas mora antibiotikët dhe shkova në hotel të ndërroj datën e fluturimit. E jo se isha e pirë, por isha pak e luhatur edhe e shtyva fluturimin për tre ditë. Kur marr konfirmimin e kisha shtyrë jo pas tre ditësh por pas tre javësh. Thashë të blija biletë të re, por kur pashë se i binte më lirë me marrë një AirBnB sesa biletë, mendova pse mos të rri këtu për tre javë. Fati e deshi që të takohesha me një vajzë nga Austria e cila jetonte në Tiranë dhe kërkonte një shoqe dhome dhe vendosa të qëndroja. Në fund të tre javëve shkova paketova gjithçka në Malta, mora edhe dy macet dhe u shpërngula në Shqipëri. Isha aq e shqetësuar për macet saqë kisha bërë gjithë dokumentacionin që mos të më krijonin probleme. Kur mbërritëm në aeroport, shkoj tek dogana për të marrë macet dhe punonjësi më thotë “Çfarë?” Pastaj ma bën me dorë nga shiriti i valixheve, veç kur shikoj macet në kutitë e tyre duke u rrotulluar bashkë me valixhet. As i kishin kontrolluar fare. INTERVISTË WWW.ALBANYAC.COM

7 Publizr Home


You need flash player to view this online publication