ALBANYAC REVISTA NËNDOR 2003 thotë që do ishte më mirë të mos shkruaja gjë fare, e ndërkohë më pyet nëse dëshiroj të pij diçka, biles kur i them se jo, insiston me të njëjtin insistim bujar që na karakterizon ne shqiptarëve. Çuditem, sepse mendoja që mungesa e një pijeje në dorën time do të ishte gjëja e fundit që do ti interesonte Parashqevisë, por ajo papritur eshte shndërruar nga ajo “Diva” shqiptare në Parashqevinë e përditshme dhe njëherë tjetër më përsërit se ky kundërshtim i saj në lidhje me kerkesën për shkrim apo intervistë, nuk ka të bej me Elbinon (Ky jam unë nëse nuk e keni vënë re ende) si person, por thjesht me mos preferencën e saj mbi intervistat. Sidoqoftë, ne kemi hyrë në një bisedë e cila, ndoshta nuk ka marre formën e një interviste të plotë, por është mjaftueshëm për të sjellë shumë të reja për fansat e Parashqevisë. “Shumë, aq sa nuk e di se sa.Po albumi i ri do të jetë gati në muajin Mars”, shton ajo pasi unë e pyes se sa albume ka publikuar deri me sot.Nuk më tregon nëse bëhet fjalë për një album në anglisht apo në shqip, por më premton se sapo puna të arrijë në fazën përfundimtare, do të më njoftoj, për të qenë i pari që të publikoj këtë lajm.Eshtë vërtet e çuditshme sesa albume në emër të saj janë publikuar piraterisht apo legalisht (???) në tregun shqiptar-kosovar-maqedonasdiasporë.Në një kërkim të shkurtër në internet do të gjeni cd apo kaseta muzikore me tituj të tillë si “Parashqevi Simaku”,”Muzikë popullore nga Parashqevi Simaku”,”Parashqevi Simaku Hitet”,Parashqevi Simaku-The best” etj, megjithatë ajo tregohet indiferente “Për mua ka rëndësi që njerëzit kanë dëshirë të dëgjojnë muzikë...”. Thua të jetë e të njëjtit mendim kur të mësojë se në Shqipëri ka këngëtarë të cilët kanë shitur deri mbi 200.000 albume e një shifër e përafërt është edhe shifra e shitjes së albumeve të saj? Pas pak biseda midis nesh është bërë tepër miqësore, biles Simaku me jep dhe një të puthur në faqe e mbrëmja s'ka ku të shkojë më mirë.Eshtë vërtet këndshëm të shikosh një çift artistësh duke interpretuar së bashku në skenë, kur ja them këtë ajo tregon se tashmë ka shtatë vjetë martuar me Robertin e jo gjithmonë ka qenë diell dhe qesh kur shtoj se këto janë gjëra normale për çdo çift. Simaku do me tregojë me vonë se babain e ka patur të shtruar në spital këtë muaj (Nëndor) e i ka ndejtur tek koka së bashku me mamane e Robertin çdo ditë. Për shumë shqiptarë kjo është mëse normale, por ju kujtoj që Roberti është amerikan, por në fund të fundit ndoshta dhe Roberti “është” shqiptar..Ai është martuar me një shqiptare, këndon këngë shqipe e surprizë!, ai flet shqip."Nuk është se ja kam kërkuar unë " më përgjigjëtParashqevia , ka qenë dëshira e tij për të mësuar shqip në mënyrë që të mos ndihet i huaj në ambiente me shqiptarë.Kur Roberti vjen në tavoline, ai flet pak për projektin e ri (Albumin muzikor), që mesa shoh une, si ai si Parashqevia shfaqin një farë "krenarie" artistike, që të bën të mendosh se ky album do të jetë diçka shumë e veçantë.Nuk mund te mos them se habitem kur mësoj se Simaku preferon Bjork,Portishead përkrah emrave te tjere si Billie Holiday,Sade dhe Sarah Mclachlan.E nëse të gjithë e dimë se kush është Parashqevia, ju tregoj se bashkëshorti i saj punon në një kompani që ka për klientë këngëtarë e grupe të tillë si Sting,Rolling Stones,Madonna etj.Ata më premtojnë se përpara se të largohem në fund të koncertit do të më japin mundësinë te dëgjoj disa këngë të cilat janë ende në përpunim. Në një moment nga fundi i bisedës sonë Parashqevia përmend se miku i vetëm i tyre është Stan Dragoti, regjisori i njohur me origjinë shqiptare. Nuk mbaj mend sesi u lidh biseda dhe u permend emri i tij, ndoshta kur unë e pyeta nëse e ka lënë Los Anxhelosin për Nju Jorkun e ajo mu përgjigj se jetën e ka "të ndarë" midis këtyre dy qyteteve, ndoshta në atë moment deshi thjesht të përmendte emrin e mikut te tyre i cili së WWW.ALBANYAC.COM
7 Publizr Home