ALBANYAC REVISTA NËNDOR 2003 bashku me disa emra të tjerë formojnë krenarinë shqiptare në Hollivud.Oh! Edhe diçka tjetër.Nëse gjatë këngëve që ajo këndon,Simaku shquhet për zërin e fortë, kur bisedon me të zëri i merr një butësi të ëmbël dhe të jep një farë kënaqësie kur e degjon tek flet. Ora ka shënuar katër e mëngjesit.Duket disi e pabesueshme, se sa shpejt ka filluar e mbaruar gjithçka e as nuk e ndjeva fare.Ndërkohë që Roberti ka vendosur në sfond disa prej këngëve që mendohet të jenë në albumin e ri te Parashqevisë (Të cilat me që ra fjala janë vërtet interesante dhe shumë larg këngëve të kënduara nga këngëtarët shqiptarë.), njerëzit po largohen duke shkëmbyer komplimentet dhe mirupafshimet e fundit.Eshtë koha të largohem edhe unë.Pas disa shtrëngime duarsh, hipi në taksi e cila përshkon gjithë Manhatanin, rrugët janë të boshatisura,qyteti që nuk fle duket sikur ka rënë në gjumë, e tek mendoj këtë,si për të më vërtetuar të kundërtën grupe njerëzish dalin nga klubet e natës të gëzuar.E shtuna “mbrëma” sapo ka përfunduar...ndoshta diku tjeter, se në Nju Jork...në Nju Jork është gjithmonë e shtunë. NGA: ELBINO 11/2003 WWW.ALBANYAC.COM
Publizr Home