ALBANYAC REVISTA NËNDOR 2003 japin ata këtij koncerti të jep përshtypjen sikur po këndojnë para dhjetra mijra vetëve. Ajo prezanton çdo këngë që këndon, të cilat janë prej të gjitha trevave shqiptare, e kënduar më parë nga legjendat e muzikes sonë si Marije Kraja,Tefta Tashko Koço,Hafsa Zyberi,Vaçe Zela etj.Këto këngë në fakt janë brenda atij origjinalitetit të muzikës shqiptare e cila kohët e fundit është përzjerë fatkeqsisht me shumë ritme greke, sllave, arabe për të cilat edhe vetë Parashqevia nuk ngurron te shprehet ore me vone, se është kundra një përzjerjeje të tillë. Ka kaluar rreth gjysmë ore që koncerti ka filluar dhe një pushim i shkurtër e lejon Simakun të takohet me të gjithë të pranishmit, duke bërë fotografi e shkëmbyer komplimenta, por ne te dy ende nuk jemi takuar ...e unë tashmë kam dëgjuar disa herë sesi Parashqevia nuk do të japi intervista e nuk do të shkruajnë për të. Mendoj që pyetja e parë që do ti bëj këngëtares, do ketë të bëj pikërisht me këtë çështje.Kush gazetar duhet ta ketë mërzitur kaq shumë Simakun saqë e ka bërë atë ti ketë “frikë” gazetarët aq sa edhe të mos iu afrohet atyre? Kur ajo fillon të këndoj sërish, pas pushimit të shkurtër, nuk mund ta fsheh dot që u mërzita disi. Mbi të gjitha, sepse mendoj të paktën një përshëndetje do ishte mëse normale...Ndërkohë dy çifte të huajsh ulen në tavolinën përpara meje dhe fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin sesa bukur këndon këngetarja, Parashqevia afrohet drejt nesh, këtë herë për të kënduar një këngë të italianes Mina të cilën siç themi ne shqiptarët e “qau” fare.Në përfundim të këngës ajo më përshëndet me dorë e nëpërmjet mikrofonit më thotë “Hej!Spektri!”, në një mënyre të tillë që më bën të kuptoj se ajo nuk më paska harruar. Në anën tjetër të lokalit pothuajse të gjithë shqiptarët janë çuar e po kërcejnë (Sidomos nje djale me emrin Shemja te cilin Parashqevia e nxiste ne kercim me “Jepi Shemja!”), atmosfera është bërë shumë e gëzueshme e uroj për një çast të kisha miqtë apo familjen time këtu, por...ndoshta një herë tjetër. Një birrë e tre vodka më vonë, kam humbur sensin e kohës, e në një tjetër pushim të bandës...takohem me Parashqevinë. Biseda jonë fillon në shqip, vazhdon në anglipe dhe përfundon në anglisht. Pasi e komplimentoj për interpretimin Parashqevia menjëherë shpjegohet për takimin tonë të parë në dhomë. “Të më falësh për më parë, sepse isha duke u përgatitur për koncertin dhe nuk dija se kush ishit apo përse kishit ardhur.Nuk isha në një gjëndje për të biseduar me bokutina në kokë..”, kur unë i them se sërish edhe me bokutina dukej e bukur, ajo thotë faleminderit duke buzëqeshur. I bëj pyetjen time të parë në lidhje me “frikën ndaj gazetarëve” , por ajo më tregon se nuk ka ndonjë frikë prej tyre, thjesht nuk dëshiron të japi intervista, sepse nuk ka dhënë ndonjëherë, e pastaj më tregon se asnjëherë nuk është ulur kaq pranë një gazetari më parë për qëllim shkrimi apo interviste. “Shkruaj çfarë të dojë shpirti. Ti ishe këtu gjatë tërë mbrëmjes, e pe vetë si dhe çfarë atmosfere u krijua.Shkruaj si ta ndjesh vetë.”, këto janë fjalët e saj në lidhje me “misionin tim”. Ka kohë që shumë lexues të revistës “Spekter” na dërgojnë letra apo imejlle, për të shkruar diçka mbi Parashqevinë, e kur i flas për to, ajo nuk e fsheh se i bëhet qejfi dhe shton se ka patur shumë oferta nga revista të ndryshme por thjesht i ka refuzuar për arsyen e vetme “Unë nuk dëshiroj publicitet, sepse gjithçka që bëj e bëj për pasionin tim karshi muzikës”.Ndoshta në shumë prej jush një gjë e tillë do të tingëlloj pak si shumë modeste, por fjalët e saj janë shumë të vërteta. Gjatë tërë koncertit, nuk mund të mos e vije re se me sa pasion dhe seriozitet, Simaku investon në interpretimet e saj. I jepet tërësisht këngës e për një moment të duket sikur gjendet në një tjetër botë, siç ju a thashë edhe më parë, të krijohet përshtypja sikur ajo është duke interpretuar përpara mijra vetëve. Disa herë më WWW.ALBANYAC.COM
6 Publizr Home