ALBANYAC REVISTA NËNDOR 2003 thërret të shkojmë në dhomën ku Simaku është duke u bërë gati për ta intervistuar.Në dorë ai mban një shishe vere të kuqe dhe ngjitemi në katin e dytë të hotelit ngjitur me restorantin. Dera hapet, nga dhoma del Parashqevia e cila ishte ende me bokutinat në kokë dhe në tavolinë gjenden nje numër i madh pajisjesh për makiazh. Ajo është po aq e çuditur sa edhe unë e tek Runni po na prezantonte, përsëriti disa herë në anglipe “Nuk mund të flas tani, I am not ready yet...”, e unë u binda tashmë se ajo nuk kishte as më të voglën ide se kush dhe përse isha unë aty, plus që tani që e mësoi, mund të ishte shumë mirë disi e inatosur nga mënyra sesi u prezantuam. Mmmm! Kjo do të thotë, jo vetëm që mundësia për të biseduar me të (sidomos pas këtij momenti) po bëhej mëse inekzistente, por edhe shkrimi nuk mund të dalë ashtu siç unë e kisha menduar...Zbresim poshtë, unë duke u përgatitur për një plan të dytë, e Runni duke më thënë “Ajo është një këngëtare shumë e mirë...ndoshta nuk i pëlqen të japi intervistë, por takoje njëherë më vonë”. Jeh! Tani mu hoq sikleti...hahahaha. Minuta më vonë, plani im i dytë kishte marrë “jetë”. Ky plan konsistonte në shprehjen “E mori kalanë nga brënda..” dhe në këtë rast i vetmi i brëndshëm i “kalasë” ishte Roberti, bashkëshorti i Simakut. Ndërkohë që ai rregullonte pajisjet muzikore, unë i afrohem duke ju prezantuar edhe njëherë si Elbino nga revista “Spektër”. I tregoj se përse kam ardhur sot e që kërkoja disi ndihmën e tij për të biseduar me Parashqevinë, pasi ndryshe nga çfarë kujtoja, ajo nuk është në dijeni për këtë intervistë.Lajmi i mirë, Roberti është mëse i hapur për të më ndihmuar dhe menjëherë më thotë që do të bisedojë me të, lajmi i keq? Ai nuk premton nëse do të ja mbushi mendjen Simakut, sepse “...ajo nuk para jep intervista..”, por Roberti më jep nje këshillë të vogël le të themi,...”Do të jetë mirë sikur të bisedosh me të pasi të mbaroj koncerti”.Problemi është që unë të nesërmen duhet të udhëtoj për të shkuar në një tjetër qytet të Amerikës, për të përfunduar një tjetër intervistë e nuk e di nëse do mund të qëndroj deri në fund të koncertit, por me sa duket do ish më mirë...kështu. Ndaj e marr parasysh këshillën e Robertit, shtoi edhe këmbënguljen apo kokëfortësinë time dhe kaq më mjafton për ti dhënë shpresa vetes se orë më vonë misioni im do jetë plotësuar.”Tani më lejo te iki,”me thote Roberti”,përpara se të me mbushësh mendjen të jap ndonjë informacion qe nuk duhet...”.Jo se unë kam ndonje ankesë.HA! Tashmë tavolinat janë të mbushura. Të gjitha me shqiptarë të veshur mirë, të cilët ndoshta është thjeshtë përshtypja ime por duket sikur njihen me pronarët e restorantit, gjë që tregon se nuk është hera e parë që vijnë këtu për të darkuar, e që gjithashtu tregon se shqiptarët në emigracion nuk ndihen më të tillë (emigrante). Eshtë vërtet këndshëm. Ndihem si në Tiranë, pasi jo vetëm klientët apo pronarët, por edhe kamarjerët, banakjerja,kuzhinieri përfshi edhe orkestrën...të gjithë këtu janë shqiptarë. Dera hapet dhe Parashqevia hyn brenda, e veshur me një fustan të zi mbi të cilin ka vendosur një varse të madhe ngjyrë bezhëqumshti, flokët e zeza me pak onde shtrihen deri pas mezit, e në dorë një gotë me verë të kuqe. I përshendet të gjithë me buzeqeshjen karakteristike,i jep një të puthur Robertit e menjëherë merr mikrofonin për ti thënë mirëmbrëma publikut e më pas fillon te këndojë, e kur këndon Parashqevia...të gjithë e dimë që s’ka të ankuar. Ajo ende zotëron të njëjtat karakteristika të cilat e bënë atë një ndër këngëtaret më të veçanta të muzikës sonë. Krijon një kombinim të këndshëm midis këndimit, kërcimit të lehtë dhe personalitetit skenik. Jam ulur në një tavolinë prej ku shikoj vetëm zonën ku Parashqevia dhe banda e saj qëndrojnë, por interpretimi dhe rëndësia që i WWW.ALBANYAC.COM
5 Publizr Home