3

ALBANYAC REVISTA NËNDOR 2003 të vegjël shqiptar. Ndonjëherë mendoj se kemi rënë kaq “poshtë” moralisht si komb, sa edhe gjëra të tilla na falin kënaqësi. Këte herë kur kthehem në restorant, Ranni ka mbërritur.Ai vjen më takon, ulemi të pijmë një birrë (Oh po! Unë lejohem të pij alkol gjatë orarit të punës hahaha!) është me të vërtetë shakaxhi dhe mirëpritës,e më tregon që e lexon “Spekterin” në internet (www.spekter.com.al), ndërkohë që më prezanton me njërin prej instrumentistëve që do të interpretoj së bashku me Parashqevinë këtë mbrëmje, i cili quhet Maks Vathi. Maksi ka mëse dhjetë vjetë që është larguar nga Shqipëria ku ka pas qenë pedagog në “Konservatorin e Tiranës”. E ka vizituar Tiranën disa herë gjatë viteve të fundit, e ka kohë qe mendon se ndoshta është ngopur me Amerikën e është koha të kthehet në vendin e tij. “Në fillim kam vuajtur shumë.” më tregon,e tek unë i përgjigjiem “Fillimi është i vështirë për të gjithë.”më thotë,” Unë kam vuajtur për tre vjetë rresht,aq sa mu desh të shikoja edhe psikologun.Falë këshillës së tij j’u riktheva pasionit për muzikën e cila më riktheu në vetvete.Kur pronari i dyqanit ku bleva klarinetën më dëgjoi të luaja në instrument, erdhi më takoi menjëherë i çuditur. E kur i thashe se ku kam pas punuar i shtangur me pyeti “E çfarë bën në Amerikë?”.Amerikanët thonë që njeriu gjen lumturinë kur gjen se çfarë do të bëj në jetë.Dhe unë këtë lumturi e gjeta në Shqipëri që në moshë të vogël, fale pasionit për muzikën, po Amerika na afron komfortin që s’e gjejmë dot në vendin tonë ndaj edhe bëjmë këtë zgjidhje...”. Eshtë për të ardhur keq kur e dëgjon një gjë të tillë. Në fakt unë jam disi xheloz, kur mendoj sesi instrumentistë apo këngëtarë kaq të talentuar e kaq të njohur në Shqipëri detyrohen për hatër të pasionit apo komfortit të jetesës të interpretojnë përpara një publiku kaq të vogël i cili në fakt shpesh herë nuk e kupton se sa speciale është një nga këto netë. I të njëjtit mendimi është edhe Maksi, “Parashqevia është një këngëtare shumë e mrekullueshme, ajo duhet të këndojë në stadiume e salla të mëdhaja”. Më vonë një tjetër instrumentist Binak Elezi, i cili ka mbaruar Artet e Bukura në Tiranë në degën e kompozicionit, e që për vite ka drejtuar Estradën e Kuksit, ulet në tavolinën tonë për t’ju bashkuar bisedës. Ai i bie fizarmonikës dhe organos, kurse Maksi klarinetes,saksit dhe fyellit.Edhe Binaku ka mëse dhjetë vjet që jeton larg Shqipërisë dhe në mërgim ka interpretuar për shumë këngëtarë të njohur në aktivitetet e ndryshme festive të komunitetit shqiptar, për më tepër ai sapo ka marrë edhe të drejtën për të dhënë mësime muzike në Amerikë. Kur i degjoj të flasin për muzikën dhe aktivitetet në të cilat kanë marrë pjesë, më bëhet akoma edhe më shumë qejfi që sot do të kem mundësinë të shikoj një “koncert” i cili për nga cilësia... besomëni nuk ka te vlerësuar. Për një moment kam harruar se sa është ora dhe çuditem kur mësoj se ka vajtur rreth 22:30, ndaj dhe më zë frika se mos Parashqevia ka anuluar koncertin e sotëm, por qetësohem kur mësoj se bashkëshorti i saj është këtu. Robert Nolfe, të cilin shumica e shqiptarëve e kanë parë në një prej edicioneve të fundit ne “Festivalin e Këngës në RTVSH” ku Parashqevia ishte e ftuar nderi. Ai është pak a shumë i njëjti edhe në person. Pasi përshëndet instrumentistët e tjerë, prezantohemi me njëri-tjetrin, por vetem kaq, sepse atij i duhet të filloj të pergatisi instrumentet dhe skenën ku Parashqevia do të këndojë. Seç kam nje ide se Parashqevia nuk di gjë fare që unë jam këtu për ta intervistuar...e them këtë,sepse Roberti merret zakonisht me planifikimin e koncerteve dhe intervistave të saja, por ai nuk dha asnjë shenjë reagimi për të më lënë që të kuptoja nëse kishte dijeni për prezencën time këtu sot apo jo. Runni më WWW.ALBANYAC.COM

4 Publizr Home


You need flash player to view this online publication