2

ALBANYAC REVISTA NËNDOR 2003 Kushedi sa herë kam qenë në këtë zonë dhe prapë ngatërrohem. Mesa duket sërish po vërtetoj se nuk jam dhe aq i mirë kur vjen puna për të mbajtur mend emrat...qoftë edhe ato të rrugëve. Në fakt është pak ironike, sepse megjithëse, Nju Jorku është një vend i rrëmujshëm dhe i zhurmshëm, rrugët janë shumë simetrike dhe të rregullta, që i bën edhe më kollaj për ti gjetur, ndaj edhe unë nuk mbaj ndonjëherë hartë me vete, megjithëse duket sikur sot po më nevojitet. Sapo kam kaluar Wall Street, kam ecur për pak minuta dhe shoh se gjendem diku midis rrugëve John dhe Fulton , në një shesh pak a shumë sa ai perpara Universitetit të Tiranës, ku grupe njerëzish hyjnë e dalin nga dyqanet pa ndërprerje. Pak më larg gjendet porti, një tjetër zonë e mbushur me dyqane e restorante buzë oqeanit, ku lundrojnë anije të shumta dhe përball meje shtrihet gjigandshëm ura e Bruklinit.Eshtë ora 20:00 e mbrëmjes dhe unë jam duke kërkuar restorantin “San Marino” në të cilin sot kam lënë për tu takuar me divën e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku. Që prej muajit Shtator, ajo këndon në ambientet e këtij lokali çdo të shtunë mbrëma. Prania e këngëtares në këtë restorant është pothuajse sekrete, në kuptimin që shumë pak veta e dinë se ajo këndon aty, e unë e mora vesh rastësisht duke vizituar faqen e saj zyrtare në internet tek www.simaku.com (Të cilën pak e dinë që sapo është hapur). Në të njëjtën kohë, vetë “San Marino”, nuk njihet edhe aq shumë nga shqiptarët për faktin (Siç do të mësoja më vonë) se ka vetëm gjashtë muaj që është hapur nën pronësinë e dy shqiptarëve Ranni Ruli dhe Zamir Vejuka. Pasi u enda edhe disa minuta të tjera...në fakt gjysmë ore, ja më në fund pranë një hoteli shikoj një shenjë me emrin e lokalit. Bingo! Kur hyj brenda takohem me Albën një vajzë e këndëshme të cilës kur i tregoj emrin më thotë “Oh yeah! Ne folëm në telefon already!”. Alba e ka fjalën për një javë më parë kur unë telefonova për të biseduar me një prej pronarëve të këtij restoranti, që të vendosja një takim-interviste me Parashqevinë. Ajo më tregon se instrumentistët vijnë rreth orës 21:00 për të përgatitur “mini skenën” dhe veglat muzikore, kurse Parashqevia vetë, vjen të këndojë diku rreth orës 22:00. Pra jam rreth një orë e gjysmë herët...mmm. Ndryshe nga ç’mendoja, restoranti nuk është edhe aq i madh.Ndoshta, sepse kisha në mendje idenë që këtu do të këndohet e kërcehet, por megjithatë ambjenti është shumë i këndshëm, i qetë, dritat janë në gjysmë ndriçimi,e si në çdo restorant tjetër te llojit “italian” edhe këtu nuk mungon romantizmi. Kur e pyes Albën se ku ndërtohet skena ajo më tregon “ Aty ku je ti.Right there!”.Kjo e përzjerë e shqipes me anglishten, të cilës unë i them anglipe, është mëse normale për shqiptarët e Amerikës. Ndërkohë prezantohem me Zamirin i cili në bisedë e sipër më tregon se Simaku s’para i ka qejf intervistat; ”Të them të vërtetën,” më thotë ai,”Një gazetare erdhi per t’u takuar me të dhe ajo e ktheu mbrapsh”. Pavarësisht nga fjalët e tij, sërish isha i bindur se do ta intervistoja Parashqevinë,duke qenë se në ato momente mu kujtuan fjalët e Rannit, pronari tjetër i San Marinos i cili më kishte thënë në telefon me shumë bindje “Hajde pa problem!”, kur i tregova se doja të intervistoja Simakun. I përshëndeta të dy, dhe u largova nga lokali për t’u rikthyer rreth orës 21:30. Ka filluar të bëjë ftohtë, dhe ndoshta është një përshtypje qe e kam vetëm unë, por amerikanët janë si të uritur për festa. Imagjinoni, është akoma fund Nëntori dhe dritat e Krishtlindjeve i gjen ngado. Bredhat e zbukuruar mbushin vitrinat e dyqaneve dhe njerëzit blejnë pafundësisht në këtë periudhë që njihet nga amerikanët si “sprinti 27 ditor i pazarit”. Ulem të pij një kafe, ndërkohë që në një dyqan suveniresh ngjitur me kafenenë, midis të tjerash shiten edhe flamuj - WWW.ALBANYAC.COM

3 Publizr Home


You need flash player to view this online publication