3

SHKURT 2026 Ikonikja Oda Haliti Unë gjithmonë e bëj të ditur se kemi artistë shumë të mirë. Jo thjesht, të mirë në krahasim me tregun shqiptar, por të mirë në krahasim me tregun botëror. Pavarësisht se në Shqipe (Shqipëri/Kosovë) kanë dëshirë t’i nënzhvlerësojnë, si dikush që ka jetuar afro tre dekada jashtë dhe është marrë në mënyrë konstante me tregun muzikor, besoj se jam më shumë se i aftë për të dhënë këtë vlerësim. E vetmja gjë që u mungon artistëve tanë është origjinaliteti. Mungesa e një biznesi të mirëfilltë muzikor, shtëpive diskografike dhe menaxhuese, dëshira për t’u paralelizuar me trendet botërore, mungesa e edukimit profesional, janë disa prej elementeve që kanë shkaktuar këtë. Oda Haliti, është një ndër të paktët artistë shqiptarë që spikasin me origjinalitetin e tyre. Në çdo aspekt të profilit të saj profesional Oda është thjesht Oda, ikonike dhe e pakrahasueshme. Më e suksesshmja DJ shqiptare tregon se kurrë nuk ka pasur për qëllim të bëhet DJ, por DJ-ing e gjeti atë. E ne jemi mëse të lumtur që kjo ndodhi. Jeta e saj si personale dhe profesionale është e mbushur me detaje epike. Në moshën 23 vjeçare Oda ishte e para femër pronare e një lokali në Prishtinë, për të cilin luftoi ta mbajë hapur edhe pse është gjobitur vazhdimisht vetëm sepse ishte femër. Në një kohë kur në Prishtinë rinia kishte etje për hapësira ku të defrehej e ndihej e sigurtë dhe e paparagjykuar, “Gegë” lokali i saj, ofronte pikërisht këtë mikpritje. Ishin kohë kur muzikantët, artistët mblidheshin bashkë, e në mënyrë indirekte shkëmbenin e përjetonin eksperienca të cilat, si rezultat, kanë krijimin e një artisti dhe personaliteti origjinal. Sepse, në fund të fundit, çdo krijim artistik është personal, e nëse nuk ke jetuar mjaftueshëm, nuk ke çfarë të japësh nga vetja e do përgjithësosh artin tënd, çka e shohim më shumë sesa kemi nevojë këto ditë. Nga eventet artistike e festivalet muzikore (Berlin Beats), bienalet kontemporane të artit (Autostrada Biennale, Manifesta Biennial x Hapësira ), panairet e artit (Art Basel), muzeumet (Weltmuseum, Kunstgewerbemuseum), eventet e modës (Berlin Fashion Week) apo klubeve më të njohura në botë (Berghain), Oda ka krijuar jo thjesht një karrierë të larmishme, por një figurë artistike e cila e bën atë ICONIC! elbino

4 Publizr Home


You need flash player to view this online publication