4

ALBANYAC REVISTA SHKURT 2026 Ku gjendeni në këto momente dhe me çfarë jeni duke u marrë? Për momentin jam në Berlin. Kryesisht në studio, duke punuar në produksione të reja dhe duke u marrë me ato detaje të vogla që zakonisht askush nuk i vëren, por që në fund bëjnë diferencën. Gjithashtu duke organizuar, përmbyllur përgatitjet për turneun e vitit 2026. Ju e keni filluar përfshirjen tuaj në muzikë si hobi, por rreth 15 vjet më vonë jeni definitivisht shqiptare më DJ-ja e suksesshme. Cilat kanë qenë momentet më të rëndësishme të këtij 15vjeçari në karrierën tuaj? Faleminderit shumë për vlerësimin. Duke qënë se jam aktive prej 15 vitesh, është vertetë e vështirë t’i ndaj momentet “më të rëndësishme”, sepse kanë qenë shumë dhe secili ka ardhur në kohën e vet. Megjithatë, disa performanca që realisht i kanë dhënë shtysë dhe promovimi ndërkombëtar të punës sime janë padyshim: Art Basel (Nordstern), Berghain, Hamburger Bahnhof – Berlin Beats, Boiler Room, Manifesta Biennial x Hapësira, St. Aegidien Church, Berlin Fashion Week, Weltmuseum, Kunstgewerbemuseum etj. Më pëlqen fakti që shumë prej këtyre hapësirave nuk janë vetëm klube, por institucione arti. Aty pastaj ndodh një përplasje e bukur mes muzikës elektronike/eksperimentale dhe kontekstit kulturor dhe aty ndihem në shtëpi. Do duket shumë klishe kjo pyetje, por si u ndjetë kur performuat në Berghain? Dua të them… është një ndër klubet më të famshme në botë, në mos më i famshmi, dhe nuk di nëse ka pasur DJ të tjerë shqiptarë që kanë performuar aty. A jeni ju e para? Kam performuar bashkë me Andrra dhe Galuche, dy artiste kosovare të lindur dhe rritur në Gjermani, ndërsa unë isha nga Prishtina. Vetë kjo dinamikë ishte shumë e veçantë e me shume peshë për mua. Pa diskutim ishte një nga përvojat e mia më të rëndësishme profesionale. E dija që do t'përjetoja diçka ndryshe aty, dhe ajo padyshim ishte kontakti me sistemin e tyre të zërimit. Nuk do ta harroj kurrë momentin e track-ut të parë kur e lujta në sound systemin Function-One në Berghain. Po m'pëlqente muzika akoma ma shumë se si ndëgjohej. Aty e kupton realisht çfarë do të thotë “fuqia e zërit, fuqia e sound-it”. Seti im ishte planifikuar të zgjaste për dy orë, por përfundoi pesë orë të plota, sepse publiku nuk më linte të mbaroja. E mbaj mend para atij gigut, kam qenë super e stresuar, e nervoze, me zero pritshmëri. Nuk e kam prit fare që do të pritem aq mirë, e që do shkoj me aq sukses ai event. Berghain nuk është thjesht klub: është eksperiencë. Dhe po, performanca atje e rriti profilin tim si artiste në një majë më të lartë.

5 Publizr Home


You need flash player to view this online publication