7

A e ka dëgjuar Marigona këngën tuaj “Tash shko”? Si ju duket? Po sigurisht që e kanë dëgjuar. Pasi ne e përfunduam këngën, ua dërguam atyre që t’i pyesim për të drejtat autoriale, dhe ata pa hezitim pranuan. Na dhanë një feedback shumë të mirë dhe na uruan suksese! Nuk di nëse keni një menaxher apo i menaxhoni të gjitha vetë, por do t’ju jepja një vlerësim maksimal, sepse mënyra sesi është prezantuar EP-ja, së bashku me videoklipet, posterin, merchandise etj., është shumë profesionale. Keni bërë një punë të përkushtuar dhe fantastike. As artistët e njohur sot nuk bëjnë një prezantim kaq të mirë. Faleminderit shumë për këto fjalë! Menaxher nuk kemi, dhe shumicën e punës e bëjmë vetë. Që nga ideja, te skenari, posteri, rrjetet sociale etj. lehtë të Ndoshta që jemi 4 vetë e bën shumë më menaxhimin e grupit, por gjithsesi për fusha të caktuara na nevojiten edhe njerëz profesionistë. Me këtë rast deshëm t’i falënderojmë të gjithë personat e përfshirë në këtë projekt: Fatjon Miftaraj për 2 këngët e para të albumit, “Boss Lady” dhe “Ja kom nis me pas ndjenja për të”, që janë co-produce; Ekipin e videos që janë Berat Ramadani, Urim Xhemaili dhe Enis Dolaku; Për këngën “Ti dua” Diana Mehmetaj backvokaliste në refren si dhe Leonard që aranzhimin Canhasi e gitarave. ishte për Mitrovica Rock School për hapësirën si dhe Ministrinë e Kulturës në Kosovë për përkrahjen!

8 Publizr Home


You need flash player to view this online publication