8

MARS 2026 Ju keni bashkëpunuar me disa artistë, si dhe keni bërë cover këngë të njohura, por unë doja të dija: nëse do të kishit mundësinë të bashkëpunonit me një artist, kush do të ishte ai/ajo? Duke marrë parasysh që ne i kemi bërë cover shumicën e artistëve tanë vendorë, kjo tregon që jemi shumë të hapur të bashkëpunojmë me secilin nga ata. Po shpresojmë që do të kemi edhe bashkëpunime në një të ardhme të afërt. 2026 duket se ka nisur mbarë për ju. Cilat janë planet e grupit për muajt e ardhshëm? Ne vetëm jemi duke punuar në këngë të reja, dhe gjithashtu në përgatitjen e performancave live për festivale dhe koncerte të ndryshme. Muzika nuk do të ndalet, dhe stay tuned për sene të reja! Duke ju uruar suksese, donim të dinim se kur do të vini në Tiranë me ndonjë performancë live, sepse patjetër që do të jemi aty! Po shpresojmë që shumë shpejt do të jemi edhe në Tiranë, e patjetër që do të dërgojmë një ftesë së bashku me pije hahaha! U ba! Çdo gjë me vodka… Në rregull jemi! Intervistoi: Elbino © Albanyac 03.2026

9 Publizr Home


You need flash player to view this online publication