MARS 2026 Jeni ndër të paktët artistë të rinj që keni publikuar një album. Personalisht mendoj që është diçka që duhet ta bëjnë të gjithë, sepse jep një prezantim më të mirë rreth grupit dhe formimit të tyre artistik, si dhe ku qëndron muzikalisht si grup. Përse brezi i ri duket sikur e nënzhvlerëson rëndësinë e albumeve, apo më duket mua? Varet se si e sheh artisti. Ne personalisht të 4-tit kemi vendosur me punu një EP apo projekt më të madh për shkak se mendojmë që është një mënyrë e mirë për të shprehë idetë dhe vizionet e të gjithëve në grup. Që nga fillimi i lansimit të këngëve origjinale ne kemi pas vizion për të punuar një projekt më të madh, dhe jemi më se të kënaqur me produktin final. Po shpresojmë që edhe juve ju pëlqen ashtu si neve :). Më pëlqen shumë, shumë “Ti dua”, është vërtet një këngë pop-shqip perfekte! Si lindi kjo këngë? Cila është historia pas saj? Kujt i dedikohet? Si çdo këngë tjetër në EP, edhe kjo këngë është personale, por për dallim nga këngët tjera kjo të “Se do t’i dua” e cila pas saj përmban një histori veçantë. Ideja e kësaj përmban një remake të serenatës së vjetër korçare kënge ka ardhur pasi që kemi përfunduar një demo pa refren, pas një pauze të shkurtër ishim duke e diskutuar se a kemi ndonjë këngë e cila ishte e përshtatshme që e shprehë vizionin e këngës. Njëri nga ne e tha si ide këngën “Se do t’i dua” e aty vendosëm ta provojmë, dhe e pamë që përshkruan historinë e këngës ashtu siç e pamë këngën nga fillimi. Sa i përket dedikimit, secili prej neve e ka pas një person në mendje gjatë procesit të punimit të këngës.
7 Publizr Home