MARS 2026 Sapo keni publikuar albumin EP “Fazë”. Çfarë mund të na tregoni për këtë album? Fazë është një projekt që përbëhet prej 6 këngëve, të cilat një nga një janë histori në vete, por nëse dëgjohen me radhë, mund të shihet si një story line i një lidhjeje. Krejt ideja e Fazës erdhi kur e kemi bërë refrenin “Ja kom nis me pas ndjenja për to”. Na pëlqente krejtve ky refren, dhe kemi qenë duke e diskutuar se për çfarë teme po e vazhdojmë këngën. Zakonisht kur jemi duke punuar një këngë merremi vesh se në çfarë teme po e bëjmë këngën për shkak që jemi 4 vetë dhe e kemi secili atë lidhjen personale me këngë. Njëri tha që është ide më e mirë që kënga të marrë kahje më shumë të dashnisë, e tjetri tha që më mirë të vazhdojë historia që ja kom nis me pas ndjenja për to por s’ia ka vlejtur. Këtu e vërejtëm që secili e kishim një vizion ndryshe për këngën edhe secili kishim dëshirë që t’i shprehim fazat që i kemi përjetuar vetë. Vendosëm që këngën me e lënë me temën që e jep vetë refreni, dhe për fazat e tjerëve ta shkruajmë nga një këngë tjetër. Pasi i bëmë goxha do këngë, duke i shprehur secili historitë e veta, filluam t’i selektojmë këngët që mund të jenë pjesë e EP-së. Aty e vërejtëm që krejt këto këngë të selektuara edhe pse janë faza të veçanta (personale), mund të shihen edhe si një histori e vetme. Ndoshta arsyeja që janë lidhë këngët si histori e vetme është që në ato faza mundeshim mu relate secili edhe në historitë e njëritjetrit, se veç ishin ngjarje që i ndodhin secilit, të paktën një herë n’jetë. Aty vendosëm me paraqit me visualizers, ku ka aktruar një çift gjithë historinë e bashkuar prej këngëve tona.
6 Publizr Home