4

Si u formua grupi? E kujt ishte ideja? Ideja për ta formuar grupin ka ardhur krejt spontanisht. Një ditë, duke bërë jam session në shkollën “Mitrovica Rock School” ku edhe jemi njoftuar. Në atë kohë Emiri ka qenë edhe bassist dhe vokalist, Gega keyboard player si dhe Emini në gitarë. Batoni ka punuar aty, dhe e ftuam me u bashkangjitë në drums. Duke i bërë këngët që bëhen në krejt pub-at e muzikës live në Shqiptari, Emini filloi melodinë e këngës “Lej Flleshat” të MC Kreshës. Emiri menjëherë u bashkangjit duke e kënduar refrenin, por kur erdhi koha e strofës nuk iu kujtohej dhe kur e pamë që Gega veç e kishte marrë mikrofonin për ta repovat strofën. Atë këngë e performuam atë natë në koncertin që na ftoi ai performancës shoku, dhe gjatë të kësaj vendosëm që ta zgjasim repertuarin e këngëve hiphop duke e bërë një Live Session, dhe pas saj filluan disa festivale të na ftonin. kënge kishte një energji krejt ndryshe në dallim prej këngëve tjera. Aty Mund të jeni një grup i ri, por keni kënduar në disa festivale. Duhet të veçoj që gjithmonë këndoni live. Më vjen mirë që e keni nisur prezantimin tuaj tek publiku nëpërmjet performancave live e jo nëpërmjet videoklipeve muzikore, siç është bërë zakon viteve të fundit. Si ndiheni në skenë dhe si ju ka pritur publiku deri tani? Performancat neve janë krejt live për të natyrshme. Është vendi ku ndihemi më së miri ku energjia që përcillet nga publiku te ne dhe anasjelltas nuk mund të përshkruhet me fjalë. Posaçërisht, pas publikimit të këngës së parë dhe performancës së saj live, energjia e publikut ishte në tjetër nivel. Ky ishte momenti që vendosëm ta vazhdojmë më seriozisht këtë bend. Më vonë vazhduam publikimin e cover-ave të rinj, por njëkohësisht vazhduam të punojmë edhe në këngët tona origjinale. Para EP-së “Fazë” kemi të publikuara gjithsej 4 këngë origjinale.

5 Publizr Home


You need flash player to view this online publication