MARS 2026 ELBINO: Përshëndetje djema, si po ja kaloni? Ku gjendeni për momentin dhe me çfarë jeni duke u marrë? Përshëndetje juve. Për momentin jemi n’studio në Mitrovicë, ku edhe e kalojmë shumicën e kohës duke punuar si në këngë të reja, ashtu edhe në marketing dhe përpunimin e këngëve të EP-së për performanca live. Duke qenë se intervista e parë për Albanyac, natyrisht na lind pyetja se përse vendosët të quheni “Kurr’ n’Jetë”? Kurr’ n’Jetë ka ardhur krejt rastësisht. Një shok e organizoi një koncert dhe na ftoi të performojmë. Pasi e bëmë foton për poster na pyeti se qysh me ju shkruajt emrin në poster. U mblodhëm me fol për ide, ku kishim ide të shumta por secili që e jepte ndonjë ide, Batoni veç thoshte kurr’ n’jetë s’bën ky emër. Duke marrë parasysh që krejt e kishim si shprehje fjalinë kurr’ n’jetë vendosëm me quajt bendin “Kurr’ n’Jetë” për këtë koncert, me synim që më vonë ta ndryshojmë. Emri kurr’ n’jetë nuk ndryshohet më hahah. Atëherë, a mund të na bëni një prezantim të anëtarëve të grupit dhe rolin që kanë në grup? Bendi jonë Kurr’ n’Jetë vokalistë/repera, tekstshkrues dhe songwriters. Emin Dolaku si gitarist, keyboard player dhe producent. Baton muzikantë më shumë se 10 vite tashmë. Haxhikadriu drummer dhe producent. Të katërtit jemi nga Mitrovica dhe jemi përbëhet prej 4 anëtarëve. Emir Xhenajeva dhe Gegë Kalludra si
4 Publizr Home