7

Po, sinqerisht më ka befasuar deri diku. Jo sepse nuk kam besuar te vetja apo te puna ime. Ndonjëherë ende e kam të vështirë ta procesoj plotësisht gjithë këtë vlerësim. Para se të bëhesha e dukshme si artiste, kam punuar në izolim të plotë, duke kaluar net të panumërta duke shkruar, prodhuar dhe incizuar muzikë në apartamentin tim të vogël, me shumë pak ose aspak feedback. Mendoj se kjo është një nga arsyet pse ende më befason kur njerëzit lidhen sinqerisht me atë që krijoj. Një arsye tjetër është se në mendjen time jam gjithmonë e fokusuar te hapi tjetër dhe te gjërat që dua ende t’i përmirësoj. Këto ditë shpesh mendoj për një fjali që ma tha një mik para da vitesh: "Po ta dije ku do të përfundosh, do ta shijoje shumë më tepër rrugën deri atje." Mendoj se ka shumë të drejtë. Më pëlqejnë shumë bashkëpunimet e tua me Devqa, La Fazani, Narcizem, bletapërtace… jo vetëm këngët, por dhe përzgjedhja e artistëve, të cilët nuk di nëse mund t'i quaj… por disi “underground”. Nëse do t'ju ofrohej të kompozonit ose këndonit një këngë më komerciale, diçka që do s'do vjen me rritjen e suksesit, a do pranonit? Mendoj se po, do ta pranoja. Në fakt, ka edhe artiste shumë të suksesshme në skenën tonë me të cilat do ta imagjinoja shumë mirë një bashkëpunim dhe do të më pëlqente të krijoja diçka së bashku me to. Deri tani, të gjitha bashkëpunimet e mia kanë ardhur shumë natyrshëm. Jam shumë e lumtur me gjithçka që kemi krijuar deri tani dhe besoj se bashkëpunimi i duhur vjen gjithmonë në kohën e duhur. ALBANYAC REVISTA KORRIIK 2026

8 Publizr Home


You need flash player to view this online publication