Në rastin ideal, gjëja më e rëndësishme për mua është të mund të jem vetvetja dhe që artisti me të cilin bashkëpunoj të jetë i hapur për të provuar gjëra të reja dhe për të marrë edhe ndonjë rrezik. Në fund të fundit, dua që bashkë të bëjmë “dope shit” dhe të krijojmë diçka që nxjerr më të mirën nga të dyja palët. Çfarë mendoni për brezin e ri të këngëtarëve shqiptarë si juve, Ereza, Rreze, Sahati, Lubiana, Noriella, që po sjellin një frymë të re muzikore, të cilën nuk di si ta përshkruaj, por një shqiptare e ka bërë, ndaj është cool. Hahaha, po fiks. Në fakt, ndihem shumë mirënjohëse që jam pjesë e një gjenerate të tillë. Kjo frymë e re nuk ka ardhur rastësisht; është ndërtuar nga secila prej nesh, përmes muzikës dhe vizionit tonë, duke ndjekur atë që besojmë pa bërë kompromise me veten. Sinqerisht, disa vite më parë vetëm shpresoja që muzika shqiptare një ditë të shkonte në këtë drejtim. Më bën shumë të lumtur fakti që sot po shohim gjithnjë e më shumë artiste që po guxojnë të sjellin diçka të tyren dhe të tregojnë historinë e tyre në mënyrën e tyre. Besoj se kjo është shumë e rëndësishme edhe për brezat që vijnë pas nesh, por edhe për pop-kulturën shqiptare. OMG, një bashkëpunim midis jush dhe Erezës do ishte super! A e keni menduar? Na duhet një këngë prej jush. ALBANYAC REVISTA KORRIIK 2026
9 Publizr Home