4

Bana, përshëndetje! Ku jeni në këto momente dhe me çfarë jeni duke u marrë? Përshëndetje! Për momentin jam në shtëpi, në Gjermani, më saktësisht në Mannheim. Kam një studio të vogël në oborrin e shtëpisë dhe praktikisht çdo ditë e kaloj kohën aty. Fokusi im kryesor tani është përfundimi i këngës sime të re, e cila quhet “Normal”. Cilën këngë po luhet më së shumti sot në playlistën tuaj? (Shqiptare ose të huaj.) Kohët e fundit po e dëgjoj shumë "Consideration" nga Rihanna dhe SZA nga Albumit "ANTI“. Kjo këngë më shoqëron si një lloj himni të pavarësisë sime artistike. Më duket sikur përshkruan ndjenja që vetëm vitet e fundit kam filluar t'i kuptoj dhe, për të qenë e sinqertë, nuk janë ndjenja të lehta. Megjithatë, sa herë e dëgjoj, më jep një lloj fuqie dhe më rikthen në vete. Për ata që ju lexojnë për herë të parë, a mund të na tregoni me pak fjalë se kush është Bana Zahiti brenda dhe jashtë muzikës? Bana Zahiti është një artiste që gjithmonë ndjek kureshtjen e saj dhe i pëlqen të thyejë rregullat. Për mua, ajo është një kombinim te aneve të mia më të mira dhe personi që gjithmonë kam dashur të bëhem që kur isha fëmijë, ndoshta edhe personi që më duhej të kisha si vajzë e re. Sa i përket Arbanës në jetën private, ajo është pak më e ndjeshme dhe ka tendencën t’i mendojë gjërat më gjatë, ndërsa Bana Zahiti thjesht guxon. ALBANYAC REVISTA KORRIIK 2026

5 Publizr Home


You need flash player to view this online publication