Sapo ka dalë “line up” i festivalit Suny Hill dhe për të dytin vit radhazi ju jeni një prej interpretuesve në këtë listë. E shikoni këtë si një farë konfirmimi që karriera juaj është në drejtimin e duhur? Po, absolutisht! Edhe pse nuk dua që rrugëtimin tim si artiste ta përcaktoj vetëm përmes faktorëve të jashtëm, Sunny Hill Festival ka një kuptim shumë të veçantë për mua. Që nga edicioni i parë kam qenë një fanse e këtij festivali dhe madje kam qenë ndër vizitorët e parë. Gjithmonë e kam ndjerë këtë si një hapësirë kulturore ku kreativiteti dhe kënaqësia bashkohen, dhe ku e kam parë veten si fanse, por edhe si artiste. Fakti që ekipi i Sunny Hill Festival më ka ftuar të rikthehem përsëri do të thotë shumë për mua. Falë mbështetjes së tyre, pata gjithashtu mundësinë të përfaqësoj Kosovën për herë të parë në Eurosonic Noorderslag në Holandë në fillim të këtij viti. Nuk dua të bëj vetëm performanca të shkurtra nëpër klube; dua ta sjell muzikën time live, bashkë me bendin tim, në festivale. Ndihem vërtet e nderuar dhe shumë mirënjohëse për besimin dhe mundësitë që më kanë dhënë, si një artiste e re shqiptare që po ndjek vizionin e saj. Ju keni vetëm pak vite që keni debutuar në tregun shqiptar, por menjëherë keni krijuar emër në rrethet artistike të vendit dhe jeni një prej talenteve të reja më të vlerësuara. A ju befasoi ky sukses? ALBANYAC REVISTA KORRIIK 2026
6 Publizr Home