3

Duke qenë se e shikoj emrin e saj kudo, më duket sikur Bana Zahiti ka qenë prej një dekade pjesë e skenës dhe harroj që, në fakt, është shumë e re si në moshë, po ashtu dhe në skenën muzikore. Ndoshta dhe sepse gëzon respekt në qarqet artistike, diçka që shumë talenteve (të reja apo me emër) u duhen vite ta fitojnë. Në bisedën me Albanyac, Bana tregon se qëllimi i saj kryesor është të krijojë muzikë pa tradhtuar vetveten dhe është e hapur kundrejt çdo projekti për sa kohë rezultati është "some dope shit". Deklarata të tilla nuk është hera e parë që i dëgjojmë nga talentet e reja, por Bana, së bashku me një brez të ri artistësh, po bëjnë pikërisht këtë; muzikën e tyre pa kompromis. Skena lokale në Kosovë ka filluar të përjetojë një rilindje muzikore me artistë të rinj, të cilët jo vetëm po sjellin rryma të reja në Shqipe, por nuk kanë frikë të eksperimentojnë. Në vend që të drejtohen nga publiku, ata po e drejtojnë dëgjuesin drejt hapësirave të reja muzikore, të cilat prej kohësh i kanë munguar tregut apo dhe janë krejtësisht të reja. Nuk e di nëse vetë artistët e kanë kuptuar, por kjo është një nga periudhat më interesante të muzikës në Kosovë dhe fat të jesh pjesë dhe dëshmitar i saj.

4 Publizr Home


You need flash player to view this online publication