11

Mixtape-i është planifikuar të publikohet në fund të këtij viti. Ende jam duke vendosur nëse do të ketë bashkëpunime apo nëse dua ta lë si një rrëfim vetëm timin, por besoj që gjithçka do të vijë natyrshëm. Albumi im debutues gjithashtu ka filluar të marrë formë. Nuk dua të zbuloj shumë ende, sepse pritet të publikohet gjatë vitit të ardhshëm. Ndryshe nga mixtapei, nuk dua që këtë projekt ta prodhoj ekskluzivisht vetë. Planifikoj të punoj në Berlin dhe në qytete të tjera me producentë që i kam në mendje, disa prej të cilëve janë edhe miq të mirë që i njoh prej vitesh. Ju keni lindur dhe jeni rritur në Gjermani. Jeni munduar apo keni në plane që të debutoni në tregun muzikor gjerman? Kam filluar të lëviz në skenën muzikore gjermane shumë herët. E njoh shumë mirë atë ambient dhe kam shumë miq e njerëz që më kanë mbështetur ndër vite. Sa i përket muzikës në gjuhën gjermane, jam e hapur. Nëse një këngë e kërkon gjuhën gjermane, pse jo? Madje shumë njerëz nuk e dinë që kënga ime “Dukat” përmban edhe një fjalë në gjermanisht, haha. Megjithatë, nuk e shoh veten domosdoshmërisht duke ndjekur rrugën e një artiste si Nina Chuba, e cila sot po bën gjëra jashtëzakonisht të mëdha në tregun gjerman. E respektoj shumë atë rrugëtim, por qëllimi im nuk është patjetër të bëhem një “German Pop Girl” apo një repere gjermane. Dua thjesht të bëj muzikën time dhe të ndjek atë që më duket e drejtë në atë moment. Fokusi im kryesor do të mbetet muzika në shqip dhe anglisht. ALBANYAC REVISTA KORRIIK 2026

12 Publizr Home


You need flash player to view this online publication