12

A ma e mirë muzika këtu apo atje? Hahaha, kjo është një pyetje shumë e vështirë, sepse mendoj që nuk mund të krahasohen aq lehtë. Të dyja kulturat muzikore kanë forcat e veta dhe unë jam rritur me të dyja, kështu që i respektoj shumë të dyja. Emocionalisht kam një lidhje shumë të veçantë me muzikën shqiptare, sepse ka qenë gjuha e parë që kam mësuar në këtë jetë. Një gjë që më pëlqen shumë te tregu gjerman është që shpesh underground-i e përcakton tregun kryesor. Kjo krijon shumë hapësirë për stile të ndryshme dhe u jep më shumë mundësi artistëve të rinj që të gjejnë publikun e tyre. Nuk do të thotë që kjo nuk ndodh edhe te ne, por tregu shqiptar për momentin funksionon ndryshe dhe ka ende shumë hapësirë për zhvillim. Por pikërisht kjo është edhe arsyeja pse më duket shumë interesante të jem pjesë e kësaj kohe, ku shumë artistë të rinj po krijojnë rrugë të reja për veten dhe për muzikën shqiptare. Në pritje të albumit tuaj, duam të dimë se a do ju shohim live në Tiranë këtë vit? Tirana ka një vend shumë të veçantë për mua. Deri tani më ka pritur gjithmonë me shumë dashuri dhe më ka dhënë një energji që më ka motivuar jashtëzakonisht shumë. Prandaj mezi pres të rikthehem dhe ta ndaj muzikën time live me publikun atje për herë të parë. Aktualisht jam duke planifikuar disa headlineshows, dhe një prej tyre do të jetë edhe në Tiranë. Ende nuk mund të jap detaje konkrete për datat, por do të ndodhë rreth periudhës së publikimit të mixtape-it tim. ALBANYAC REVISTA ELBINO ALBANAYC.© 07/2026 KORRIIK 2026

13 Publizr Home


You need flash player to view this online publication