İNSANCA, PEK İNSANCA (PANDEMİ) VEPRIMI KLIMATIK Ndryshimet klimatke ne Shqiperi Shqipëria ka një shumëllojshmëri sistemesh klimatike. Me bregun e saj bregdetar përballë Detit Adriatik dhe detit Jon në Detin Mesdhe, malet e saj mbështeten në tokë të ngritur ballkanike dhe të gjithë shtrirë në një gjerësi që i nënshtrohet një sërë modelesh të motit gjatë stinëve të dimrit dhe të verës, por ka një numër të madh të rajoneve klimatike për një zonë kaq të vogël.[1] Ultësirat bregdetare kanë klimë tipike mesdhetare ndërsa pjesët malore kanë një klimë kontinentale. Në të dyja zonat e ulëta dhe të brendshme, moti ndryshon dukshëm nga veriu në jug. Vendi ka klimën e nxehtë mesdhetare, klimen e ngrohtë mesdhetare, klimen nëntropikale, klimen oqeanike, klimen kontinentale dhe klimen subarktike. Shqipëria është një nga vendet e Evropës që rrezikon të preket më shumë nga ndryshimet klimatike. Nëse nuk merren masa, në dhjetvjeçarët e ardhshëm vendi ynë do të përballet me thatësira; përmbytje; dhe ngjarje ekstreme atmosferike, të cilat do të kenë impakt mbi burimet ujore, energjinë, agrikulturën, turizmin dhe shëndetin. Qeveria Shqipëtare u angazhua dhe po përgatitet që deri në vitin 2030 të reduktojë sasinë e çliruar të dioksidit të karbonit duke rishikuar zhvillimin e një sërë sektorëve të ekonomisë dhe duke përcaktuar dekarbonizimin si një mënyrë të re rritjeje në përputhje me axhendën botërore të 2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm- SDGs UNDP Albania ka vendosur në dispozicion ekspertizën dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar më të gjithë partnerët dhe grupet e interesit për të arritur zgjidhje afatgjata që favorizojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e natyrës, aplikimin e teknologjive për burimet e rinovueshme të energjisë dhe efikasitetit të energjisë, rehabilitimin e mbetjeve dhe promovimin e riciklimit. Social Good Summit mbahet çdo vit gjatë Javës së Objektivave te Zhvillimit te Qendrueshme dhe paralelisht me hapjen e Sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-se ne Shtator. ARBANA HALLVA Merrn
37 Publizr Home