ALBANYAC REVISTA SHKURT 2026 A e keni menduar ta rihapni Gegë? Jo si lokal, por si koncept, Gegë Promotion vazhdon të funksionojë përmes projekteve kulturore, artistike dhe aktiviste. Gegë vazhdon të jetë në lëvizje... Shumë prej artistëve me të cilët ju keni punuar dhe jeni shoqëruar në atë kohë, janë sot (përfshirë edhe juve) emra të njohur dhe të suksesshëm për publikun shqiptar. Cila mendoni se ka qenë e përbashkëta e këtij suksesi? Mendoj pasioni, disiplina, etika e punës, përkushtimi afatgjatë dhe dashuria e sinqertë për muzikën. Pa shortcut-e, pa iluzione, por me shumë andrra. Keni përmendur Violetën, Armendin dhe Aidën nga artistët shqiptarë si frymëzues të hershëm… Love them! E mban mend “Nëse je DJ?” — HA! Sikur ta luanit të ripërpunuar në ndonjë set Po, gjithmonë e them: ata kanë ndikuar shumë në formimin tim, jo vetëm muzikor, por edhe estetikisht. Prej tyre kam mësuar që artisti duhet të jetë një paketë e plotë në skenë, i talentuar, i guximshëm, i vetëdijshëm dhe autentik. Dhe po, këngët e tyre i kam miksuar përherë në setet e mia. Fun fact: funksionojnë gjithmonë. Sepse muzika e vërtetë, është ajo e cila i reziston kohës, është muzikë e përjetshme. “Vetëm jam që tetë net” nga Aida, do ishte fantastike! Duhet ta përmend që historikisht keni një stil shumë cool! Duke menduar të vizitoj të Kosovën së shpejti, cilët stilistë lokalë mund rekomandoni për t’i vizituar? Oh faleminderit shumë! Në fakt gjithmonë jam stiluar natyrshëm vetë kudo. Dhe vazhdoj, por është edhe shumë saktë që bashkpunoj, mbështes, e pëlqej gjithashtu shumë dizajnerë lokalë të cilët janë fantastik, disa prej tyre kanë arritur të depërtojnë dhe ndërkombëtarisht, falë punës e përkushtimit të tyre. GjIthsesi po i listoj disa emra të dizajnerëve nga Kosova dhe nga Shqipëria që e vlerësoj jashtë mase punën e tyre: Laura Imami, Fight or Flight, Tu-Ti Atelier, Lirika Matoshi, Yllka Brada, Krenare Rugova, Flutra Dedinja, Studio Njomzë, Pristine Original, Maet, Era Bajo, Flaka Jahaj, Jori Papa, e shumë tjerë. Ka një gjeneratë shumë interesante që po ndërton identitet bashkëkohor lokal e ndërkombëtar, dhe kjo më gëzon realisht shumë.
9 Publizr Home