13

ALBANYAC REVISTA SHKURT 2026 Kam miq DJ të cilët tregojnë histori nga më të çuditshmet. A ka pasur ndonjë rast gjatë performancave tuaja që ju ka çuditur apo ju ka befasuar? Sigurisht kam histori të tilla plot, nga më të çuditshmet.., por që mendoj m'kanë forcuar akoma më shumë si grua në skenën elektronike, ku dihet që kjo industri ka qenë dominante historikisht vetëm nga burrat. Një track feminist që e luaj prej vitesh më ka sjellë reagime përhere të ndryshme të çuditshme, por edhe reagime ekstreme, përfshirë dy sulme fizike. Në njërin rast, në Tiranë, përderisa po e luaja trackun, një burrë erdhi në skenë, dhe tentoi ta ndalonte setin me shumë forcë; në tjetrin, në Prishtinë, dikush më gjuajti me akull në fytyrë dhe pajisje, në mënyrë që ta ndalnin muzikën, e të më hiqnin nga skena. Por muzikën në asnjërin rast, nuk e kam ndaluar. Dhe nuk do ta ndaloj kurrë në të tilla raste. Cilat janë tre gjërat që kurrë nuk duhet t’ia kërkoni një DJ-je gjatë setit? Mos i flisni DJ-it para setit. Mos i kërkoni këngë DJ-it gjatë setit. Mos i bëni muhabet DJ-it gjatë setit. Intervistoi: Elbino. Albanyac © 02/2026 Kur do të jetë performanca juaj e radhës në Tiranë? Do ta kemi në mend që të mos bëjmë asnjërën nga tre gjërat e këshilluara më sipër :P Hahaha, besoj që ti je nga ata që i di këto rregulla pa i shkruar. Shumë shpejt do jem në Tiranë e ftesa vjen patjetër. Së shpejti do të publikohen datat e tour-it tim për vitin 2026. Uroj të shkoj me sukses, e mezi po pres me shiju vitin me gjithë juve!

14 Publizr Home


You need flash player to view this online publication