10

ALBANYAC REVISTA SHKURT 2026 Unë këtë vit kam qenë i fiksuar me “Lali”. Shumë effin’ amazing! Kam dhe diçka që, kur më pëlqen shumë një këngë më fillon automatikisht dhe më krijohet në mendje një si tip videoje e saj. E duke dëgjuar “Lali” po imagjinoja kur isha i vogël me prindrit në tren, duke shkuar në plazh. Rrëmuja e stacionit, kalimi nën lisa, deti, hoteli, hapat e parë në rërë, buzqeshjet e prindërve, fustani blu me lule i nënës...dhe u bëra kurioz të di se cila është historia mbas krijimit të këngës “Lali”... Sa shumë prekem kur ndëgjoj për Lalin që po pëlqehet në atë masë. Shumë faleminderit! Trackun “Lali” ia kam dedikuar babait tim, të cilin e humba në qershor 2024. Pas largimit të tij, vëllai më tregoi një video ku babi fliste për fansat e mi dhe muzikën elektronike, duke i krahasuar me dervishë. Janë një lloj dervish, kishte thënë. Më provokoi jashtë mase opinioni i tij, lidhshmëria e teknos me dervishët. Nuk po m'hiqej nga mendja gjatë gjithë kohës. Pak muaj më vonë performova në St. Aegidien Church në Lübeck, për 100-vjetorin e “The Magic Mountain” të autorit të madh gjerman, Thomas Mann. Ishte një moment shumë i fortë emocionalisht. Përderisa po performoja, e kisha babin prezent aty gjithë kohës. Madhështia dhe akustika e kishës, e bënin akoma më t'fuqishem emocionin që po e përjetoja aty për aty. Nuk e dijnë shumë, përveç rrethit tim më të ngusht, që kontaktin tim të parë me muzikën, e kam pasur me gospel music. Si e vogël kam shkuar shumë në kishën protestante, ku aty dhe kam ushtruar të luaj instrumentin e parë, kitarën. Muzika e kishës ka ndikuar shumë në formimin tim si artiste. Të përformoja në kishë të tillë, siç ishte ajo e St. Aegidien, dhe për një event aq prestigjioz për Thomas Mann, ishte ndër ngjarket më të bukura e më inspiruese që kam perjetuar. Të nesërmen, në Berlin, jam ulur të shkruaj, dhe “Lali” doli vetë. Pa plan, pa kalkulim. Një gjë e dija, që duhej ta nxirrja jashtë gjithë atë që po përjetoja ato muaj, e ato ditë specifike. Po, jam duke punuar vazhdimisht në materiale dhe projekte të reja dhe shpresoj t’ju prekin po aq. Dhe, mesa kam lexuar, keni qënë duke punuar për një EP. A është ende në plan dhe, nëse po, kur do të publikohet? Keni lexuar saktë. Po, jam duke punuar në EP-in me Red Section label, Berlin, dhe shpresoj shumë që përkundër tureve që i kam të planifikuara, EP-në të publikoj këtë vit. Kjo EP do jetë ndoshta pasqyra më e saktë e kompleksitetit të muzikës sime deri tani.

11 Publizr Home


You need flash player to view this online publication